Mexhiti dhe Kasami tek Abazi për një vit punë në Bogovinë: I çojmë përpara projektet dhe u përgjigjemi nevojave të qytetarëve

Bashkëkryetarët e VLEN-it, kanë qëndruar sot për vizitë në Komunën e Bogovinës, ku është pritur nga kryetari i komunës, Feti Abazi në kuadër të njëvjetorit të marrjes së detyrës.

Bashkëkryetarët, bashk me ministra, zëvendësministra dhe deputetë të zonës kanë diskutuar investimet e realizuara, projektet që janë në zhvillim e sipër dhe planet për periudhën e ardhshme.

Përmes një postimi në Fejsbuk, kanë bërë të ditur se në fokus të diskutimeve kanë qenë përmirësimi i infrastrukturës në vendbanimet e Bogovinës, zhvillimi i turizmit dhe blegtorisë, si dhe krijimi i kushteve për tërheqjen e investimeve të reja.

“Vetëm duke bashkërenduar punën mes pushtetit lokal dhe atij qendror mund t’i çojmë përpara këto projekte dhe t’u përgjigjemi nevojave të qytetarëve”, ka theksuar Mexhiti.

Në takim është diskutuar edhe për nevojat konkrete të komunës dhe projektet që kërkojnë angazhim të përbashkët të institucioneve lokale dhe qendrore, me qëllim të realizimit të investimeve dhe përmirësimit të kushteve të jetesës për qytetarët e Bogovinës, përcjell Zhurnal.

Lajmet e fundit

Maksit i “djegë” jurisprudenca në shqip, kërcënohet me braktisjen e Qeverisë

“Lëvizja ZNAM nuk do të pranojë që provimi i...

Mbi 1.300 vepra penale të dhunës në familje të regjistruara në nëntë muajt e parë të vitit 2026

Gjatë periudhës janar–shtator 2026, në territorin e vendit janë...

Inaugurohet ndriçimi i Urës së Gurit në Shkup, Sali i pranishëm në ceremoni

Në Shkup është inauguruar ndriçimi i ri i Urës...

E detyronte nënën 80-vjeçare të kërkonte lëmoshë, pastaj ia merrte paratë me dhunë

Një 60-vjeçar nga Gostivari është arrestuar nën dyshimin se...

Popular Categories