Jep dorëheqje drejtori i AUV-së, Oliver Millanov, në vend të tij vjen Jovica Andovski

Ndryshim në drejtimin e Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari. Oliver Milanov ka dhënë dorëheqje nga posti i drejtorit të AUV-së, ndërsa në vend të tij është emëruar Jovica Andovski, zëvendësministri i deritanishëm i Shëndetësisë, raporton Telma.

Milanov e mori detyrën në korrik të vitit 2024, kur Qeveria e emëroi ushtrues detyre të drejtorit. Vendimi për emërimin e tij u mor më 2 korrik, ndërsa dy ditë më vonë ai e mori zyrtarisht detyrën.

Pas pak më shumë se dy vitesh në krye të Agjencisë, Milanov largohet nga posti, ndërsa institucioni merr një drejtues të ri.

Andovski ka përvojë të mëparshme në sektorin e shëndetësisë. Ai e ushtroi funksionin e zëvendësministrit të Shëndetësisë nga korriku i vitit 2024 deri në tetor të vitit 2026, ndërsa në të njëjtin post kishte shërbyer edhe gjatë periudhës 2011–2017.

Lajmet e fundit

Hoxha: Mbi 500 familje në Çair dhe Butel do të kyçen në rrjetin e ri të ngrohjes

Mbi 500 familje nga komunat e Çairit dhe Butelit...

Adnan Azizi: Mos e merrni seriozisht Maksin, për të drejtat e shqiptarëve pyetet VLEN-i

Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, ka reaguar ashpër ndaj...

ASH: Dimitrievski po e përdor çështjen e provimit të jurisprudencës për fushatë politike

Aleanca për Shqiptarët vlerëson se kryetari i ZNAM-it,Maksim Dimitrievski,...

Alarm nga mjekët e Kumanovës: Kanceri i gjirit po zbulohet edhe te gratë nën 40 vjeç

Mjekët e Spitalit të Kumanovës paralajmërojnë se kanceri...

Një pjesë e shërbimeve bankare do të jenë të paqasshme deri të hënën

Sot dhe nesër, më 7 dhe 8 nëntor, priten...

Popular Categories