Fetai takoi eurodeputetin Branislav Ondruš në Bruksel, në fokus perspektiva evropiane e Maqedonisë së Veriut

I dërguari special i Maqedonisë së Veriut për Bashkimin Evropian në Bruksel, Arben Fetai, ka zhvilluar një takim me eurodeputetin sllovak Branislav Ondruš, anëtar i Delegacionit të Parlamentit Evropian në Komitetin e Përbashkët Parlamentar BE–Maqedoni e Veriut.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Fetai bëri të ditur se Ondruš është mik i vendit dhe njohës i mirë i realitetit politik në Maqedoninë e Veriut, ku ka jetuar dhe punuar për tre vjet.

Gjatë takimit, në një frymë miqësore dhe konstruktive, të dy bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime mbi zhvillimet aktuale politike në vend, ecurinë e proceseve reformuese dhe nevojën për avancimin konkret të perspektivës evropiane të Maqedonisë së Veriut.

Fetai theksoi se përvoja e drejtpërdrejtë e eurodeputetit Ondruš në vend i mundëson atij të kuptojë më nga afër sfidat, potencialin dhe aspiratat evropiane të Maqedonisë së Veriut.

Lajmet e fundit

Kurti me mesazh për udhëheqjen e re serbe: Njiheni realitetin, Kosova është shtet i pavarur

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar që udhëheqja...

Latifi: Ditë historike për studentët shqiptarë, jurisprudenca do të jepet edhe në gjuhën shqipe

Drejtori i MEPSO-s, Burim Latifi, e ka cilësuar ditë...

Mexhiti dhe Kasami: Premtimi u bë realitet, jurisprudenca flet shqip!

Bashkëkryetarët e VLEN-it, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami, e...

Shasivari: Ligji për provimin e Jurisprudencës drejt Komisionit të Venecias

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar nevojën për...

Izet Mexhiti priti ambasadorin e ri të Turqisë, Alper Aktaş: Synohet thellimi i bashkëpunimit mes dy vendeve

Kryetari i Komunës së Çairit dhe bashkëkryetari i VLEN-it,...

Popular Categories