Dy trupa të pajetë gjenden pranë një veture të djegur në Maqedoni

Dy persona janë gjetur të vdekur dje në afërsi të vendit të quajtur „Içeva Çeshma“, në Gorno Sellë, pranë Bogdancit. Njëri prej tyre është gjetur pranë një veture të djegur, ndërsa trupi i personit tjetër është zbuluar brenda automjetit, njofton Ministria e Punëve të Brendshme (MPB). Rasti është raportuar në orën 18:40, kur T.K. nga Bogdanci ka njoftuar policinë se kishte vërejtur një veturë të parkuar që ishte përfshirë nga zjarri, si dhe një trup të pajetë pranë saj, raporton „Skopje1“.

Policët e Stacionit Policor të Gjevgjelisë kanë dalë menjëherë në vendngjarje, ku kanë konstatuar se pranë automjetit të djegur ndodhej 21-vjeçari V.G. nga Bogdanci, i cili nuk jepte shenja jete. Ekipi i Ndihmës së Shpejtë nga Spitali i Përgjithshëm në Gjevgjeli ka konstatuar vdekjen e tij.

Pasi ekipet e zjarrfikësve kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin, brenda veturës është gjetur edhe një trup tjetër i pajetë.

Për rastin është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike në Gjevgjeli. Pas përfundimit të këqyrjes së vendit të ngjarjes, trupat janë dërguar për obduksion.

Deri më tani nuk dihen shkaqet e zjarrit, rrethanat në të cilat kanë humbur jetën dy personat, si dhe nëse ekziston ndonjë lidhje mes tyre.

Nga MPB bëjnë të ditur se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Lajmet e fundit

Hoxha: Mbi 500 familje në Çair dhe Butel do të kyçen në rrjetin e ri të ngrohjes

Mbi 500 familje nga komunat e Çairit dhe Butelit...

Adnan Azizi: Mos e merrni seriozisht Maksin, për të drejtat e shqiptarëve pyetet VLEN-i

Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, ka reaguar ashpër ndaj...

ASH: Dimitrievski po e përdor çështjen e provimit të jurisprudencës për fushatë politike

Aleanca për Shqiptarët vlerëson se kryetari i ZNAM-it,Maksim Dimitrievski,...

Alarm nga mjekët e Kumanovës: Kanceri i gjirit po zbulohet edhe te gratë nën 40 vjeç

Mjekët e Spitalit të Kumanovës paralajmërojnë se kanceri...

Një pjesë e shërbimeve bankare do të jenë të paqasshme deri të hënën

Sot dhe nesër, më 7 dhe 8 nëntor, priten...

Popular Categories