Izet Mexhiti, kryetar i Komunës së Çairit
“Kur të rritem, dua të bëhem kryetare!”
Këtë dëshirë ma shprehu Eda e vogël gjatë vizitës së nxënësve të shkollave “Jashar Bej Shkupi” dhe “Tefejuz” në komunën tonë. E ftova të ulej në karrigen time dhe ishte kënaqësi e veçantë që vendin tim ta zinte një vajzë me kaq besim në të ardhmen e saj. Sepse rruga drejt suksesit nis me besimin në vetvete.
Çdo fëmijë ka të drejtë të dëgjohet, të mësojë, të ndihet i sigurt dhe të ketë mundësi për t’i zhvilluar aftësitë e veta. Kemi përgjegjësi që këto të drejta t’i bëjmë pjesë të përditshmërisë së tyre, në shkollë, në lagje dhe në institucionet tona.
Fëmijët tanë duhet të rriten me bindjen se zëri i tyre ka peshë dhe se mund të drejtojnë e të marrin vendime. Detyra jonë është t’i mbështesim dhe të largojmë pengesat e paragjykimet që ua vështirësojnë rrugën.
Këta fëmijë janë e ardhmja e Çairit dhe e vendit.



