Ndahet nga jeta Samka Ibraimovski, ish-deputet dhe përfaqësues i komunitetit rom

Ka ndërruar jetë Samka Ibraimovski, kryetar i Partisë për Emancipimin e Plotë të Romëve (PCER), ish-deputet dhe ish-ministër pa portofol në Maqedoninë e Veriut.

Lajmin e ka bërë të ditur “Roma Pres”, përmes një mesazhi lamtumire kushtuar veprimtarisë së tij shumëvjeçare në politikë dhe përfaqësimit të komunitetit rom.

Gjatë karrierës së tij, Ibraimovski ushtroi funksione në Kuvend dhe në Qeveri. Angazhimi i tij politik u përqendrua në përfaqësimin e komunitetit rom dhe mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të tij.

“Sot na la një njeri që la gjurmën e tij në politikë”, thuhet në mesazhin e publikuar nga “Roma Pres”.

Në njoftim nuk janë dhënë hollësi për shkakun e vdekjes.

Lajmet e fundit

Virozat sezonale, rritet numri i pacientëve në spitalin e Tetovës

Temperaturat e ndryshueshme gjatë kësaj periudhe kanë ndikuar në...

Zagrebi si model për Tetovën, Kasami mirëpritet nga Tomasheviqi, 4 pikat e bashkëpunimit

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka zhvilluar...

Zhelina dhe Gramshi nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore

Komuna e Zhelinës dhe Bashkia e Gramshit kanë nënshkruar...

Iseni: Macura i bleu aksionet për hyrjen në Alta Bankë drejtpërdrejt nga kompania e krushkut të Ali Ahmetit (VIDEO)

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme nga radhët e VLEN-it,...

Popular Categories