Mexhiti: Nga turizmi te prodhimi, Dibra ka mundësi të zhvillohet në disa drejtime

Kryetari i Komunës së Çairit dhe bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, gjatë një vizite në kompaninë KNAUF në Dibër, ka theksuar potencialin ekonomik të kësaj zone, duke vënë në pah rëndësinë e industrisë, investimeve dhe hapjes së vendeve të reja të punës.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Mexhiti tha se Dibra ka mundësi të zhvillohet në disa drejtime, nga turizmi deri te prodhimi industrial, ndërsa si shembull të rëndësishëm për ekonominë lokale përmendi praninë e kompanive si KNAUF.

Ai theksoi se për zhvillimin e ekonomisë lokale është e rëndësishme që kompanitë të kenë kushte për zgjerimin e prodhimit, ndërsa të rinjtë të kenë mundësi për aftësim profesional dhe punësim në profesionet e tyre.

Sipas Mexhitit, institucionet duhet të angazhohen në përmirësimin e infrastrukturës, lehtësimin e procedurave dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet bizneseve dhe shkollave profesionale, me qëllim përgatitjen e kuadrove të nevojshme për tregun e punës.

„Prania e kompanive si KNAUF është një bazë e rëndësishme për zhvillimin e komunave dhe vendit. Mbi këtë bazë duhet të punojmë për investime të tjera dhe më shumë mundësi që bizneset të kenë sa më shumë mundësi investimi e zhvillimi”, ka shkruar Mexhiti.

Ai vlerësoi se zhvillimi i industrisë dhe krijimi i kushteve për investime të reja janë të rëndësishme për forcimin e ekonomisë lokale dhe krijimin e perspektivës për të rinjtë.

Mexhiti nga Dibra: Industria dhe investimet janë çelësi për zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës

Lajmet e fundit

Taravari: Ziadin Selës i uroj shëndet dhe suksese!

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, gjatë një...

VLEN: Shqipëria dhe Kosova 3.5 herë më shumë investime në Maqedoni se Serbia

Konferenca për media e VLEN-it: Sot po flasim për një...

Paraburgim për dhunuesin e gruas në Manastir! I dyshuari u arratis nga stacioni policor pas denoncimit

Prokuroria Themelore Publike e Manastirit ka nisur procedurë hetimore...

Popular Categories