Komuna e Çairit vazhdon me avancimin profesional të psikologëve dhe pedagogëve shkollorë

Komuna e Çairit, në bashkëpunim me FOSTER Academy, ka nisur realizimin e Akademisë për Avancim Profesional në Arsim (AAPA), me qëllim forcimin e kapaciteteve profesionale të psikologëve dhe pedagogëve shkollorë. Kjo iniciativë vjen si vazhdimësi e aktiviteteve të ndërmarra pas takimit të përbashkët me temë “Dhuna ndërmjet bashkëmoshatarëve” dhe përfshin gjithashtu komunat e Tetovës, Gostivarit dhe Vrapçishtit.

Në kuadër të Akademisë janë realizuar dy ligjëratat e para nga Qufli Osmani, të përqendruara në vlerësimin psikopedagogjik, kompetencat komunikuese dhe klimën organizative në shkolla. Përmes këtyre trajnimeve synohet avancimi i praktikave profesionale, fuqizimi i rolit të shërbimeve profesionale shkollore dhe krijimi i një mjedisi arsimor më të sigurt dhe më mbështetës për nxënësit.

Komuna e Çairit mbetet e përkushtuar ndaj mbështetjes së iniciativave që kontribuojnë në zhvillimin profesional të kuadrit arsimor dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve në shkollat fillore.

Me respekt,

Lajmet e fundit

Semaforët jashtë funksionit vështirësojnë qarkullimin dhe rrezikojnë sigurinë e qytetarëve

Gazetar: Jahja Abazi - Alsat Mosfunksionimi i semaforëve në këtë...

Pajaziti: Pse heshtë Fatmir (Mos)Besimi për Alta Bankën!?

Shkruan: Naser Pajaziti Në gjithë debatin për Alta Bankën serbe...

Gostivar, dhunë në familje, policia privon nga liria dy persona

Policia ka privuar nga liria dy persona në rajonin...

Në 60 komuna ka më shumë vdekje se lindje, nataliteti bie për 31% brenda një dekade

Në 60 nga 80 komunat e Maqedonisë së Veriut...

BDI: Qeveria VMRO-VLEN ia hapi dyert Alta Bankës së Beogradit

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ndaj deklaratave...

Popular Categories