“Komandant Baruti” reagon ndaj Arkin Jahijit: Kujdes me flamurin kombëtar!

Xhem Llamallari, i njohur si “Komandant Baruti”, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale ndaj kryetarit të ri të Komunës së Bërvenicës, Arkin Jahiji, lidhur me veprimin e tij me flamurin kombëtar shqiptar.

“Arkin, kujdes me flamurin kombëtar, sepse ky flamur i bashkoi shqiptarët dhe e solli fitoren tënde!”, ka shkruar Llamallari në reagimin e tij.

Krahas reagimit, ai ka publikuar edhe një video, në të cilën shihet Arkin Jahiji duke ulur flamurin kombëtar në momentin kur vëren kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, të cilit më pas i afrohet për ta përqafuar.

Veprimi i paraqitur në video ka nxitur reagimin e “Komandant Barutit”, i cili përmes mesazhit të tij ka vënë në fokus rëndësinë e flamurit kombëtar dhe simbolikën e tij për shqiptarët.

Lajmet e fundit

Semaforët jashtë funksionit vështirësojnë qarkullimin dhe rrezikojnë sigurinë e qytetarëve

Gazetar: Jahja Abazi - Alsat Mosfunksionimi i semaforëve në këtë...

Pajaziti: Pse heshtë Fatmir (Mos)Besimi për Alta Bankën!?

Shkruan: Naser Pajaziti Në gjithë debatin për Alta Bankën serbe...

Gostivar, dhunë në familje, policia privon nga liria dy persona

Policia ka privuar nga liria dy persona në rajonin...

Në 60 komuna ka më shumë vdekje se lindje, nataliteti bie për 31% brenda një dekade

Në 60 nga 80 komunat e Maqedonisë së Veriut...

BDI: Qeveria VMRO-VLEN ia hapi dyert Alta Bankës së Beogradit

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ndaj deklaratave...

Popular Categories