Marim Mema: Nuk kam synime politike, misioni im është Bashkimi Kombëtar!

Gazetari i njohur Marim Mema ka reaguar ndaj publikimeve në rrjetet sociale që e përfshijnë emrin e tij në lista të ndryshme politike, duke mohuar kategorikisht çdo synim për t’u përfshirë në politikë.

Ai thekson se prej vitesh e ka bërë të qartë që nuk synon poste, pozita apo angazhim partiak.

Sipas Memës, publikime të tilla bëhen për të tërhequr klikime, ndërsa nënvizon se dëshira për ndryshim pozitiv në vend nuk duhet të interpretohet si ambicie personale politike.

“Unë kam vetëm ngjyrat kombëtare dhe nuk dua të ndaj, por të bashkoj”, shprehet Mema.

Në reagimin e tij, ai thekson se misioni i tij mbetet Bashkimi Kombëtar dhe se këtë qëndrim do ta mbajë për aq kohë sa të ketë frymë.

Në fund, Mema u bën thirrje faqeve të ndryshme që të jenë korrekte në publikimet e tyre dhe të mos e përfshijnë emrin e tij në lista apo spekulime politike, përcjell Zhurnal.

Lajmet e fundit

Hoxha: Mbi 500 familje në Çair dhe Butel do të kyçen në rrjetin e ri të ngrohjes

Mbi 500 familje nga komunat e Çairit dhe Butelit...

Adnan Azizi: Mos e merrni seriozisht Maksin, për të drejtat e shqiptarëve pyetet VLEN-i

Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, ka reaguar ashpër ndaj...

ASH: Dimitrievski po e përdor çështjen e provimit të jurisprudencës për fushatë politike

Aleanca për Shqiptarët vlerëson se kryetari i ZNAM-it,Maksim Dimitrievski,...

Alarm nga mjekët e Kumanovës: Kanceri i gjirit po zbulohet edhe te gratë nën 40 vjeç

Mjekët e Spitalit të Kumanovës paralajmërojnë se kanceri...

Një pjesë e shërbimeve bankare do të jenë të paqasshme deri të hënën

Sot dhe nesër, më 7 dhe 8 nëntor, priten...

Popular Categories