Me buxhet prej 1,5 milionë euro gjatë dy viteve të kaluara janë përgatitur zgjidhje ligjore me të cilat kompetentët presin se do të kontribuojnë drejt përmirësimit të ajrit të ambientit.
Është përgatitur draft i Ligjit të ri për cilësi të ajrit të ambinetit, si dhe shtatë akte të reja nënligjore dhe ndryshime të edhe një akti nënligjor. Gjithashtu, janë përgatitur plane për zbatimin e tre drejtorive evropiane.
“Ky është një hap i rëndësishëm drejt harmonizimit me standardet evropiane, por është edhe më e rëndësishme që zgjidhjet ligjore të mundësojnë monitorim më efikas të ndotjes dhe zbatim më të fortë të masave. Progres është arritur edhe në planifikimin kombëtar. Janë përgatitur drafti i planit kombëtar të cilësisë së ajrit për periudhën 2027–2031 dhe programi kombëtar i kontrollit të ndotjes së ajrit për periudhën 2027–2037”, theksoi ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha në ngjarjen përmbyllëse të mbajtur në Shkup.
Megjithatë, thotë Hoxha, ligjet e përgatitura, planet dhe analizat vetë nuk do ta pastrojnë ajrin. Testi i vërtetë është zbatimi dinjitoz i masave dhe arritja e rezultateve të dukshme për qytetarët.
“Kjo kërkon përgjegjësi të qarta, financim të mjaftueshëm dhe koordinim midis të gjitha institucioneve kompetente. Ministria ka një rol të rëndësishëm, por asnjë institucion nuk mund ta zgjidhë këtë problem e vetme. Nevojiten përpjekje të përbashkëta nga autoritetet qendrore dhe lokale, bashkësia profesionale dhe të gjithë ata që mund të kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë së ajrit”, tha ministri Hoxha.
Projekti që u zbatua gjatë dy viteve të kaluara me mbështetjen e Bashkimit Evropian jep edhe rekomandime për themelimin e Agjencisë për Mbrojtje të Mjedisit Jetësor, diçka që është në shtetet evropiane.
“Kjo është praktikë e mirë. Çdo shtet anëtar i BE-së ka një agjenci të ngjashme për mbrojtjen e mjedisit. Edhe pse emrat e tyre mund të ndryshojnë, përgjegjësitë e tyre janë të ngjashme. Ministria ofron udhëheqje politike, ndërsa agjencitë në shtetet anëtare monitorojnë pajtueshmërinë me standardet mjedisore, duke përfshirë standardet e cilësisë së ajrit. Këto agjenci ofrojnë mbështetje teknike dhe shkencore për zhvillimin e politikave. Ato shërbejnë gjithashtu si një urë lidhëse për harmonizimin e legjislacionit kombëtar me legjislacionin e përgjithshëm mjedisor të BE-së, si dhe për zbatimin e tij në nivel kombëtar”, shpjegoi Rokas.
Thotë se cilësia e ajrit është më e mirë në vendet nga Bashkimi Evropian për shkak të rregullave nga Marrëveshja e gjelbër dhe dënimet të cilat i marrin ndotësit, por shpreson se edhe Maqedonia e Veriut do të përparojë në këtë kuptim.
“Projekti po i afrohet fundit, por lë pas bazën e vendosur ligjore – një farë që në të ardhmen e afërt mund të sjellë ndryshime të konsiderueshme në jetën e qytetarëve. Para së gjithash, ligji i ri për menaxhimin e cilësisë së ajrit, i zhvilluar në kuadër të këtij projekti, tani duhet të miratohet dhe të zbatohet në mënyrë të vazhdueshme. Prandaj, unë mbështetem në mbështetjen tuaj në hapat e mëtejshëm për miratimin e tij. Pastaj, është e nevojshme të zhvillohen dhe zbatohen aktet nënligjore përkatëse”, tha Rokas.
Projekti “Mbështetje në zbatimin e direktivave për cilësinë e ajrit” është bashkë financuar nga Bashkimi Evropian përmes Instrumentit për ndihmë para anëtarësimit II (IPA II).



