Maqedonia e Veriut rreshtohet sërish me SHBA-në, voton kundër heqjes së embargos ndaj Kubës

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e kundërshtoi embargon ekonomike të Shteteve të Bashkuara kundër Kubës me 130 vota pro dhe 17 kundër, duke shënuar vitin e 34-të radhazi që ky organ ka bërë thirrje për heqjen e këtyre kufizimeve. Maqedonia e Veriut votoi përsëri kundër heqjes së embargos.

Nga vendet e rajonit, përveç vendit tonë, Sllovenia dhe Bosnja dhe Hercegovina votuan kundër heqjes së embargos. Shqipëria dhe Kroacia abstenuan, ndërsa Serbia votoi në favor të heqjes së embargos.

Hungaria, Sllovenia, Letonia, Kolumbia, Republika Çeke votuan gjithashtu kundër heqjes së embargos.

Vitin e kaluar, 165 vende votuan në favor të rezolutës, me shtatë kundër dhe 12 abstenime. Votimi pasoi një fushatë të intensifikuar diplomatike nga Uashingtoni për të bindur më shumë vende që ta kundërshtonin dokumentin ose të abstenonin.

Rezoluta nuk është ligjërisht e detyrueshme dhe nuk e detyron Uashingtonin të ndryshojë politikën e saj të sanksioneve, por është një tregues i qëndrimeve ndërkombëtare ndaj embargos.

Lajmet e fundit

Virozat sezonale, rritet numri i pacientëve në spitalin e Tetovës

Temperaturat e ndryshueshme gjatë kësaj periudhe kanë ndikuar në...

Zagrebi si model për Tetovën, Kasami mirëpritet nga Tomasheviqi, 4 pikat e bashkëpunimit

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka zhvilluar...

Zhelina dhe Gramshi nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore

Komuna e Zhelinës dhe Bashkia e Gramshit kanë nënshkruar...

Iseni: Macura i bleu aksionet për hyrjen në Alta Bankë drejtpërdrejt nga kompania e krushkut të Ali Ahmetit (VIDEO)

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme nga radhët e VLEN-it,...

Popular Categories