Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka marrë pjesë në pritjen solemne të organizuar nga Ambasadori i Republikës së Turqisë, Alper Aktaş, me rastin e 103-vjetorit të themelimit të Republikës së Turqisë.
Përmes një statusi publik, Mexhiti ka vlerësuar marrëdhëniet e miqësisë dhe partneritetit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë, duke theksuar lidhjet e përbashkëta historike, kulturore dhe tradicionale mes dy popujve.
Ai ka nënvizuar se kjo ditë e veçantë përbën një mundësi për të riafirmuar miqësinë dhe përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit bilateral në të gjitha fushat me interes të përbashkët.
Sipas Mexhitit, Turqia mbetet një vend mik dhe partner i rëndësishëm për Maqedoninë e Veriut, ndërsa forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve është në interes të përbashkët.
Pritja solemne u organizua në kuadër të shënimit të përvjetorit të themelimit të Republikës së Turqisë, një datë me rëndësi të veçantë për shtetin dhe popullin turk.



