Ali Ahmeti mori pjesë në pritjen solemne për 103-vjetorin e Republikës së Turqisë

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka marrë pjesë në pritjen solemne të organizuar nga ambasadori i Turqisë në Maqedoninë e Veriut, Alper Aktaş, me rastin e 103-vjetorit të themelimit të Republikës së Turqisë.

Ahmeti, përmes një statusi në rrjetet sociale, ka vlerësuar rëndësinë historike të kësaj dite për popullin turk, duke theksuar se ajo simbolizon vullnetin për shtetësi, pavarësi dhe zhvillim.

Ai gjithashtu ka theksuar marrëdhëniet miqësore ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë, të cilat, sipas tij, karakterizohen nga partneriteti dhe bashkëpunimi i ngushtë në shumë fusha.

Kryetari i BDI-së ka shprehur bindjen se bashkëpunimi mes dy vendeve do të vazhdojë të thellohet, në interes të të dy shteteve dhe qytetarëve të tyre.

Në fund të mesazhit të tij, Ahmeti i ka përcjellë urimet më të përzemërta Republikës së Turqisë dhe popullit turk, duke u dëshiruar paqe, përparim dhe mirëqenie të vazhdueshme.

Lajmet e fundit

Semaforët jashtë funksionit vështirësojnë qarkullimin dhe rrezikojnë sigurinë e qytetarëve

Gazetar: Jahja Abazi - Alsat Mosfunksionimi i semaforëve në këtë...

Pajaziti: Pse heshtë Fatmir (Mos)Besimi për Alta Bankën!?

Shkruan: Naser Pajaziti Në gjithë debatin për Alta Bankën serbe...

Gostivar, dhunë në familje, policia privon nga liria dy persona

Policia ka privuar nga liria dy persona në rajonin...

Në 60 komuna ka më shumë vdekje se lindje, nataliteti bie për 31% brenda një dekade

Në 60 nga 80 komunat e Maqedonisë së Veriut...

BDI: Qeveria VMRO-VLEN ia hapi dyert Alta Bankës së Beogradit

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ndaj deklaratave...

Popular Categories