Aksion i madh policor në Shkup, Tetovë e Kumanovë: Dyshime për keqpërdorime milionëshe në shëndetësi

Sipas informacioneve jozyrtare të raportuara nga TV21, Departamenti për Krim të Organizuar pranë MPB-së po kryen mëngjesin e sotëm bastisje në mbi dhjetë lokacione në Shkup, Tetovë dhe Kumanovë.

Në fokus të hetimit dyshohet se janë persona përgjegjës të një spitali privat dhe punonjës të Fondit të Sigurimit Shëndetësor. Në raportimet jozyrtare përmendet edhe ish-drejtori i Fondit, Den Donçev, por përfshirja dhe statusi i tij në këtë rast mbeten të pakonfirmuara zyrtarisht.

Dyshimet lidhen me keqpërdorim të pozitës zyrtare, punë të pandërgjegjshme në detyrë, mashtrim dhe pastrim parash.

Sipas të njëjtave informacione paraprake, dëmi ndaj buxhetit të shtetit dyshohet se tejkalon 1,5 milion euro, ndërsa përfitimi i kundërligjshëm për spitalin vlerësohet në rreth 4 milionë euro. Raportohet se mes të dëmtuarve ka edhe një numër të konsiderueshëm pacientësh që janë trajtuar në këtë spital.

Pretendimet dhe shumat e përmendura mbeten jozyrtare. Priten njoftime nga institucionet kompetente për shtrirjen e aksionit, personat e përfshirë dhe dyshimet konkrete.

Lajmet e fundit

Semaforët jashtë funksionit vështirësojnë qarkullimin dhe rrezikojnë sigurinë e qytetarëve

Gazetar: Jahja Abazi - Alsat Mosfunksionimi i semaforëve në këtë...

Pajaziti: Pse heshtë Fatmir (Mos)Besimi për Alta Bankën!?

Shkruan: Naser Pajaziti Në gjithë debatin për Alta Bankën serbe...

Gostivar, dhunë në familje, policia privon nga liria dy persona

Policia ka privuar nga liria dy persona në rajonin...

Në 60 komuna ka më shumë vdekje se lindje, nataliteti bie për 31% brenda një dekade

Në 60 nga 80 komunat e Maqedonisë së Veriut...

BDI: Qeveria VMRO-VLEN ia hapi dyert Alta Bankës së Beogradit

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ndaj deklaratave...

Popular Categories