Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe më i freskët, me mundësi për reshje shiu në pjesët veriore të vendit, ndërsa në malet më të larta shiu herë pas here do të shndërrohet në borë, njofton Administrata Hidrometeorologjike (AHM).
Do të fryjë erëra nga veriu me drejtim mesatar deri të fortë, që në disa vende do të arrijë shpejtësi mbi 60 kilometra në orë. Temperaturat e mëngjesit do të variojnë nga minus 3 deri në 8 gradë Celsius, ndërsa temperaturat e ditës do të arrijnë nga 7 deri në 17 gradë./Alsat


