VLEN: Urime Koalicionit Shqiptar për rezultatin e arritur, përshëndesim ndryshimin politik në Serbi

VLEN ka uruar Koalicionin Shqiptar për rezultatin e arritur në zgjedhjet parlamentare në Serbi.

Nga VLEN thonë se ky sukses dëshmon se shqiptarët arrijnë më shumë kur bashkohen rreth interesit të përbashkët.

“Përshëndesim ndryshimin politik në Serbi dhe fitoren e Listës Studentore. Presim që qeveria e re të formohet sa më shpejt, të respektojë të drejtat e shqiptarëve të Luginës dhe t’i japë fund diskriminimit sistematik, përfshirë pasivizimin e adresave. Me Vuçiqin në opozitë, duhet të marrë fund praktika e represionit shtetëror ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Po ashtu, presim që ndryshimi në Beograd të hapë një faqe të re në marrëdhëniet mes vendeve të rajonit dhe të forcojë bashkëpunimin në kuadër të Procesit të Berlinit, me synim integrimin në Bashkimin Evropian.

Shpresojmë që qeveria e re e Serbisë të gjejë forcën dhe vullnetin politik për dialog e bashkëpunim me Republikën e Kosovës. Një dialog mes të barabartëve, që duhet të kulmojë me njohjen reciproke mes dy shteteve të pavarura”, thonë nga VLEN.

Lajmet e fundit

Hoxha: Mbi 500 familje në Çair dhe Butel do të kyçen në rrjetin e ri të ngrohjes

Mbi 500 familje nga komunat e Çairit dhe Butelit...

Adnan Azizi: Mos e merrni seriozisht Maksin, për të drejtat e shqiptarëve pyetet VLEN-i

Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, ka reaguar ashpër ndaj...

ASH: Dimitrievski po e përdor çështjen e provimit të jurisprudencës për fushatë politike

Aleanca për Shqiptarët vlerëson se kryetari i ZNAM-it,Maksim Dimitrievski,...

Alarm nga mjekët e Kumanovës: Kanceri i gjirit po zbulohet edhe te gratë nën 40 vjeç

Mjekët e Spitalit të Kumanovës paralajmërojnë se kanceri...

Një pjesë e shërbimeve bankare do të jenë të paqasshme deri të hënën

Sot dhe nesër, më 7 dhe 8 nëntor, priten...

Popular Categories