Uji i pijshëm në Shkup i plotëson standardet e sigurisë

Uji i pijshëm në Shkup është i sigurt dhe i plotëson standardet e përcaktuara të cilësisë, tregojnë analizat më të fundit laboratorike të Ndërmarrjes Publike „Ujësjellësi dhe Kanalizimi“ – Shkup.

Sipas rezultateve të analizave të kryera nga 19 deri më 22 tetor 2026, Sektori për Kontroll Sanitar ka marrë gjithsej 318 mostra uji për analizë.

Prej tyre, 159 mostra janë analizuar për parametrat fiziko-kimikë, ndërsa 159 të tjera për parametrat mikrobiologjikë.

Mostrat janë marrë në 44 pika matëse në territorin e Shkupit, me qëllim kontrollimin e cilësisë dhe përshtatshmërisë së ujit për pije.

Rezultatet laboratorike konfirmojnë se uji nga rrjeti i ujësjellësit të qytetit i plotëson standardet e përcaktuara të sigurisë.

Lajmet e fundit

Taravari: Ziadin Selës i uroj shëndet dhe suksese!

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, gjatë një...

VLEN: Shqipëria dhe Kosova 3.5 herë më shumë investime në Maqedoni se Serbia

Konferenca për media e VLEN-it: Sot po flasim për një...

Paraburgim për dhunuesin e gruas në Manastir! I dyshuari u arratis nga stacioni policor pas denoncimit

Prokuroria Themelore Publike e Manastirit ka nisur procedurë hetimore...

Popular Categories