Sali–Getcova: Thellimi i bashkëpunimit bilateral dhe mbështetja çeke për integrimin evropian

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, zhvilloi takim me ambasadoren e sapoemëruar të Republikës Çeke në Maqedoninë e Veriut, E.S. znj. Irena Getcova.

Ministri Sali i uroi ambasadores mirëseardhje dhe suksese në misionin e saj diplomatik, duke shprehur gatishmërinë për avancimin e marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Në takim u diskutua për marrëdhëniet bilaterale dhe perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut. Sali shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Çekisë për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian, duke theksuar rëndësinë e partneritetit me shtetet anëtare në zbatimin e reformave dhe forcimin e kapaciteteve institucionale.

Vëmendje iu kushtua mundësive për shkëmbimin e përvojave çeke në procesin e anëtarësimit dhe shfrytëzimin e fondeve evropiane, si dhe potencialit për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik, arsimor dhe kulturor.

Ministria për Çështje Evropiane mbetet e përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit me Republikën Çeke, në funksion të avancimit të procesit të integrimit evropian dhe përfitimeve konkrete për qytetarët.

Lajmet e fundit

Virozat sezonale, rritet numri i pacientëve në spitalin e Tetovës

Temperaturat e ndryshueshme gjatë kësaj periudhe kanë ndikuar në...

Zagrebi si model për Tetovën, Kasami mirëpritet nga Tomasheviqi, 4 pikat e bashkëpunimit

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka zhvilluar...

Zhelina dhe Gramshi nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore

Komuna e Zhelinës dhe Bashkia e Gramshit kanë nënshkruar...

Iseni: Macura i bleu aksionet për hyrjen në Alta Bankë drejtpërdrejt nga kompania e krushkut të Ali Ahmetit (VIDEO)

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme nga radhët e VLEN-it,...

Popular Categories