Nikollovski: Operatori i tretë premton çmime më të ulëta

Maqedonia e Veriut është përfshirë në planet për futjen e teknologjisë satelitore Starlink Mobile V2, përmes bashkëpunimit mes kompanisë hungareze 4iG dhe SpaceX.

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikoloski, tha se operatori i tretë mobil synon të ofrojë shërbime më konkurruese dhe çmime më të ulëta se dy operatorët ekzistues.

Sipas tij, Shkupi është qyteti i parë që operatori planifikon ta mbulojë deri në mars të vitit 2027.

Teknologjia Starlink Mobile synon të mundësojë lidhje satelitore drejtpërdrejt me telefonat mobilë, veçanërisht në zonat ku mbulimi me rrjetin tradicional është i kufizuar.

Megjithatë, ende nuk është bërë i ditur afati i saktë për aktivizimin e shërbimit satelitor në Maqedoninë e Veriut, ndërsa çmimet dhe kushtet e përdorimit nuk janë publikuar.

Lajmet e fundit

(DOKUMENT) Saranda Imeri Stafai zbulon skandalin: Si i vulosi Ali Ahmeti shqiptarët si “minoritet”

Deputetja e VLEN-it, Saranda Imeri Stafai, ka reaguar ndaj...

BDI kërkon përgjegjësi politike dhe penale për Alta Bankën

Bashkimi Demokratik për Integrim do të kërkojë përgjegjësi politike...

Maksit i “djegë” jurisprudenca në shqip, kërcënohet me braktisjen e Qeverisë

“Lëvizja ZNAM nuk do të pranojë që provimi i...

Mbi 1.300 vepra penale të dhunës në familje të regjistruara në nëntë muajt e parë të vitit 2026

Gjatë periudhës janar–shtator 2026, në territorin e vendit janë...

Popular Categories