15-vjeçari nga Bogovina u plagos me armë zjarri në bark, nga një i mitur

Një 15-vjeçar nga fshati Bogovinë i Tetovës është pranuar në Qendrën Klinike në Tetovë me plagë nga arma e zjarrit në pjesën e barkut. Rasti është raportuar dje në SPB Tetovë, transmeton Portalb.mk.

Më vonë, në polici janë paraqitur një baba dhe djali i tij 16-vjeçar, të cilët kanë dorëzuar një pistoletë me karikator të zbrazët.

Sipas deklaratës së babait, plumbi është shkrepur pa dashje nga pistoleta që e mbante djali i tij i mitur.

Është kryer këqyrja e vendit të ngjarjes, në prani të një prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike e Tetovës dhe përfaqësuesve të Qendrës për Punë Sociale në Tetovë.

I mituri është ndaluar për procedura të mëtejshme, ndërsa po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit, pas së cilës do të pasojë kallëzimi përkatës.

Lajmet e fundit

Semaforët jashtë funksionit vështirësojnë qarkullimin dhe rrezikojnë sigurinë e qytetarëve

Gazetar: Jahja Abazi - Alsat Mosfunksionimi i semaforëve në këtë...

Pajaziti: Pse heshtë Fatmir (Mos)Besimi për Alta Bankën!?

Shkruan: Naser Pajaziti Në gjithë debatin për Alta Bankën serbe...

Gostivar, dhunë në familje, policia privon nga liria dy persona

Policia ka privuar nga liria dy persona në rajonin...

Në 60 komuna ka më shumë vdekje se lindje, nataliteti bie për 31% brenda një dekade

Në 60 nga 80 komunat e Maqedonisë së Veriut...

BDI: Qeveria VMRO-VLEN ia hapi dyert Alta Bankës së Beogradit

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ndaj deklaratave...

Popular Categories