Mexhiti u bën thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës që jetojnë në RMV të marrin pjesë në zgjedhjet e 25 tetorit

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, u është drejtuar shqiptarëve të Luginës së Preshevës me një mesazh solidariteti dhe mbështetjeje në prag të zgjedhjeve të 25 tetorit.

Mexhiti theksoi rëndësinë e respektimit të të drejtave kombëtare të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, duke nënvizuar nevojën për avancimin e arsimit në gjuhën shqipe, përdorimin zyrtar të gjuhës amtare, zhvillimin ekonomik, punësimin dhe krijimin e perspektivës për të rinjtë.

Ai vlerësoi rëndësinë e bashkimit të subjekteve politike shqiptare në një listë të përbashkët, duke e cilësuar atë si një hap drejt koordinimit dhe përfaqësimit më të organizuar politik e institucional.

Duke iu referuar përvojës së shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Mexhiti theksoi se barazia dhe avancimi i të drejtave kombëtare kërkojnë angazhim të vazhdueshëm, përgjegjësi politike dhe institucione që garantojnë të drejta të barabarta për të gjithë.

Në mesazhin e tij, ai iu drejtua edhe shqiptarëve të Luginës që jetojnë në Maqedoninë e Veriut, në diasporë dhe në vende të tjera, duke nënvizuar rëndësinë e pjesëmarrjes së qytetarëve me të drejtë vote në procesin zgjedhor.

Në përfundim, Mexhiti ritheksoi se respektimi i të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës është çështje e barazisë, dinjitetit njerëzor dhe demokracisë, si dhe përgjegjësi e vazhdueshme institucionale.

Lajmet e fundit

Hoxha: Mbi 500 familje në Çair dhe Butel do të kyçen në rrjetin e ri të ngrohjes

Mbi 500 familje nga komunat e Çairit dhe Butelit...

Adnan Azizi: Mos e merrni seriozisht Maksin, për të drejtat e shqiptarëve pyetet VLEN-i

Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, ka reaguar ashpër ndaj...

ASH: Dimitrievski po e përdor çështjen e provimit të jurisprudencës për fushatë politike

Aleanca për Shqiptarët vlerëson se kryetari i ZNAM-it,Maksim Dimitrievski,...

Alarm nga mjekët e Kumanovës: Kanceri i gjirit po zbulohet edhe te gratë nën 40 vjeç

Mjekët e Spitalit të Kumanovës paralajmërojnë se kanceri...

Një pjesë e shërbimeve bankare do të jenë të paqasshme deri të hënën

Sot dhe nesër, më 7 dhe 8 nëntor, priten...

Popular Categories