LSDM: Maqedonisë i duhen 52 vjet për të arritur mesataren e Bashkimit Evropian

Maja Serafimovska Borozan, nga LSDM ka theksuar se nga viti i ardhshëm paralajmërohen edhe rritje të reja të çmimit të energjisë elektrike dhe ngrohjes qendrore. Serafimovska tha se në Evropë po paralajmërohet një krizë e re për shkak të rritjes së kostove të energjisë dhe se shumë vende tashmë po ndërmarrin masa, ndërsa sipas saj, vetëm Qeveria e Mickoskit nuk bën asgjë. Serafimovska deklaron se kostoja e jetesës për qytetarët e Maqedonisë së Veriut është rritur për 4.000 denarë nga janari deri më tani. Serafimovska bëri të ditur se shporta minimale sindikale në tetor ka kaluar 70 mijë denarë, ndërsa me qira arrin gati 90 mijë denarë.

MAJA SERAFIMOVSKA BOROZAN, LSDM

“Pagat nuk i ndjekin rritjet e çmimeve. Standardi i jetesës është në nivelin e një të tretës së standardit në Bashkimin Evropian. Jo ekonomia e tretë në Evropë, por vetëm një e treta e standardit evropian. Hulumtimet ekonomike tregojnë se Maqedonisë do t’i duheshin 52 vjet për të arritur mesataren e Bashkimit Evropian për sa i përket mirëqenies. Rreth 180.000 punëtorë marrin paga më të ulëta se 31.200 denarë në muaj, ndërsa paga minimale mbetet e pandryshuar në 26.000 denarë”.

Lajmet e fundit

(DOKUMENT) Saranda Imeri Stafai zbulon skandalin: Si i vulosi Ali Ahmeti shqiptarët si “minoritet”

Deputetja e VLEN-it, Saranda Imeri Stafai, ka reaguar ndaj...

BDI kërkon përgjegjësi politike dhe penale për Alta Bankën

Bashkimi Demokratik për Integrim do të kërkojë përgjegjësi politike...

Maksit i “djegë” jurisprudenca në shqip, kërcënohet me braktisjen e Qeverisë

“Lëvizja ZNAM nuk do të pranojë që provimi i...

Mbi 1.300 vepra penale të dhunës në familje të regjistruara në nëntë muajt e parë të vitit 2026

Gjatë periudhës janar–shtator 2026, në territorin e vendit janë...

Popular Categories