Te dielën ndryshon ora, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Këtë të diel, më 25 tetor, kthehet ora dimërore. Në orën 03:00 të mëngjesit, akrepat e orës do të kthehen 60 minuta pas, duke shënuar orën 02:00.

Ndryshimi i orës do të bëjë që qytetarët të përfitojnë një orë më shumë gjumë, por njëkohësisht ditët do të kenë më pak orë me dritë në orët e pasdites.

Për disa qytetarë, ndryshimi i orës nuk sjell shqetësime, ndërsa për të tjerë mund të ndikojë në organizimin e përditshëm, rutinën e gjumit dhe aktivitetet e tyre.

Ndryshimi i orës është një praktikë që zbatohet prej vitesh në Shqipëri dhe në vende të tjera evropiane. Kalimi në orën dimërore bëhet të dielën e fundit të tetorit, ndërsa rikthimi në orën verore ndodh të dielën e fundit të marsit.

Lajmet e fundit

Semaforët jashtë funksionit vështirësojnë qarkullimin dhe rrezikojnë sigurinë e qytetarëve

Gazetar: Jahja Abazi - Alsat Mosfunksionimi i semaforëve në këtë...

Pajaziti: Pse heshtë Fatmir (Mos)Besimi për Alta Bankën!?

Shkruan: Naser Pajaziti Në gjithë debatin për Alta Bankën serbe...

Gostivar, dhunë në familje, policia privon nga liria dy persona

Policia ka privuar nga liria dy persona në rajonin...

Në 60 komuna ka më shumë vdekje se lindje, nataliteti bie për 31% brenda një dekade

Në 60 nga 80 komunat e Maqedonisë së Veriut...

BDI: Qeveria VMRO-VLEN ia hapi dyert Alta Bankës së Beogradit

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ndaj deklaratave...

Popular Categories