Gashi uron qytetarët për 23 Tetorin

Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi, ka uruar qytetarët për festën e 23 Tetorit – Ditës së Luftës Revolucionare Maqedonase. Ai në një postim në rrjetet sociale shkruan se “shënimi i kësaj feste është një mundësi për të kujtuar me respekt të kaluarën, por edhe për të riafirmuar përgjegjësinë tonë të përbashkët për ndërtimin e një shoqërie demokratike, të qëndrueshme dhe të begatë”.

“Me rastin e 23 Tetorit – Ditës së Luftës Revolucionare Maqedonase, përcjell urimet e mia të sinqerta pëр të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kjo datë e rëndësishme na kujton qëndrueshmërinë, guximin dhe përpjekjet e brezave para nesh për liri, dinjitet dhe shtetësi të pavarur. Lufta dhe sakrifica e tyre përbëjnë një pjesë të rëndësishme të themelit historik mbi të cilin sot ndërtojmë të ardhmen tonë të përbashkët”. “Shënimi i 23 Tetorit është një mundësi për të kujtuar me respekt të kaluarën, por edhe për të riafirmuar përgjegjësinë tonë të përbashkët për ndërtimin e një shoqërie demokratike, të qëndrueshme dhe të begatë, të mbështetur në respektin e ndërsjellë, unitetin dhe vlerat evropiane. Vetëm të bashkuar rreth interesave të përbashkëta dhe duke respektuar dallimet, mund të ndërtojmë një shtet ku çdo qytetar të ndihet i barabartë, i sigurt dhe i respektuar”, ka shkruar Gashi.

Lajmet e fundit

Semaforët jashtë funksionit vështirësojnë qarkullimin dhe rrezikojnë sigurinë e qytetarëve

Gazetar: Jahja Abazi - Alsat Mosfunksionimi i semaforëve në këtë...

Pajaziti: Pse heshtë Fatmir (Mos)Besimi për Alta Bankën!?

Shkruan: Naser Pajaziti Në gjithë debatin për Alta Bankën serbe...

Gostivar, dhunë në familje, policia privon nga liria dy persona

Policia ka privuar nga liria dy persona në rajonin...

Në 60 komuna ka më shumë vdekje se lindje, nataliteti bie për 31% brenda një dekade

Në 60 nga 80 komunat e Maqedonisë së Veriut...

BDI: Qeveria VMRO-VLEN ia hapi dyert Alta Bankës së Beogradit

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ndaj deklaratave...

Popular Categories