VLEN: Për herë të parë, biblioteka e Tetovës merr status universitar

Komunikata e VLEN

Edhe një e arritur historike e qeverisjes VLEN. Biblioteka “Koço Racin” në Tetovë, për herë të parë, bëhet bibliotekë universitare. Studentët dhe profesorët do të kenë më shumë mundësi për të studiuar dhe për të bërë punë shkencore.

Me propozim të ministrit të Kulturës dhe Turizmit, Sedat Sulejmani, u miratua vendimi që zgjeron veprimtarinë e bibliotekës. Kjo do t’u mundësojë studentëve, profesorëve dhe hulumtuesve të shfrytëzojnë më gjerësisht literaturën dhe shërbimet e saj.

Përgatitja për provime, shkrimi i një teme diplome apo puna për një hulumtim shkencor kërkojnë literaturën e duhur. Me statusin universitar, biblioteka do të mund t’u përgjigjet këtyre nevojave, duke vazhduar t’u shërbejë edhe të gjithë qytetarëve.

Pas çdo studenti qëndron edhe mundi i familjes së tij. Po punojmë që studentët dhe familjet e tyre të kenë mbështetjen e duhur dhe të rinjtë mundësi për t’u zhvilluar këtu, në vendlindje. Për këtë jemi në qeverisje dhe për këtë punojmë çdo ditë.

Lajmet e fundit

Semaforët jashtë funksionit vështirësojnë qarkullimin dhe rrezikojnë sigurinë e qytetarëve

Gazetar: Jahja Abazi - Alsat Mosfunksionimi i semaforëve në këtë...

Pajaziti: Pse heshtë Fatmir (Mos)Besimi për Alta Bankën!?

Shkruan: Naser Pajaziti Në gjithë debatin për Alta Bankën serbe...

Gostivar, dhunë në familje, policia privon nga liria dy persona

Policia ka privuar nga liria dy persona në rajonin...

Në 60 komuna ka më shumë vdekje se lindje, nataliteti bie për 31% brenda një dekade

Në 60 nga 80 komunat e Maqedonisë së Veriut...

BDI: Qeveria VMRO-VLEN ia hapi dyert Alta Bankës së Beogradit

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ndaj deklaratave...

Popular Categories