Pas vitesh zvarritje, nyja te Momin Potok pritet të hapet deri në Vitin e Ri

Pas vitesh ngecjeje, punimet në nyjën e komunikacionit te Momin Potok në Shkup kanë hyrë në fazën përfundimtare. Sipas kryetarit të Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, projekti pritet të përfundojë deri në fund të vitit.
Ura e madhe që lidh bulevardet “Nikola Karev” dhe “8 Shtatori” me rrugën “Skupi” është përfunduar, ndërsa një pjesë e rrugës është asfaltuar. Gjithashtu, dy nga tri urat mbi lumin Serava janë gati, ndërsa po punohet në urën e tretë.
Gjorgjievski pret që deri në Vitin e Ri nyja dhe i gjithë aksi të vihen në funksion, me synimin për të lehtësuar ndjeshëm trafikun në këtë pjesë të Shkupit.

Lajmet e fundit

Maksit i “djegë” jurisprudenca në shqip, kërcënohet me braktisjen e Qeverisë

“Lëvizja ZNAM nuk do të pranojë që provimi i...

Mbi 1.300 vepra penale të dhunës në familje të regjistruara në nëntë muajt e parë të vitit 2026

Gjatë periudhës janar–shtator 2026, në territorin e vendit janë...

Inaugurohet ndriçimi i Urës së Gurit në Shkup, Sali i pranishëm në ceremoni

Në Shkup është inauguruar ndriçimi i ri i Urës...

E detyronte nënën 80-vjeçare të kërkonte lëmoshë, pastaj ia merrte paratë me dhunë

Një 60-vjeçar nga Gostivari është arrestuar nën dyshimin se...

Popular Categories