Gashi nënshkruan Marrëveshjen Kolektive të ASHAM-it: Hap i rëndësishëm për të drejtat e punonjësve

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka nënshkruar Marrëveshjen Kolektive të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM), së bashku me kryetarin e Organizatës Sindikale pranë këtij institucioni, Blazho Vujoviq.

Sipas Gashit, marrëveshja përbën një hap të rëndësishëm drejt avancimit të të drejtave të punonjësve dhe forcimit të sigurisë së tyre juridike. Ajo krijon një kornizë të qartë dhe transparente për rregullimin e marrëdhënieve të punës, duke vlerësuar përgjegjësitë dhe kontributin profesional të secilit punonjës.

Duke theksuar rolin e Akademisë në zhvillimin shkencor, kulturor dhe shoqëror të vendit, Gashi vlerësoi se sigurimi i kushteve të përshtatshme për punë dhe zhvillim profesional është investim në dije, në potencialin njerëzor dhe në të ardhmen e vendit.

“Si Kryetar i Kuvendit, mbetem i përkushtuar për mbështetjen e proceseve që forcojnë të drejtat e punonjësve, përgjegjësinë institucionale dhe funksionimin e qëndrueshëm të institucioneve tona”, theksoi Gashi.

Lajmet e fundit

Virozat sezonale, rritet numri i pacientëve në spitalin e Tetovës

Temperaturat e ndryshueshme gjatë kësaj periudhe kanë ndikuar në...

Zagrebi si model për Tetovën, Kasami mirëpritet nga Tomasheviqi, 4 pikat e bashkëpunimit

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka zhvilluar...

Zhelina dhe Gramshi nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore

Komuna e Zhelinës dhe Bashkia e Gramshit kanë nënshkruar...

Iseni: Macura i bleu aksionet për hyrjen në Alta Bankë drejtpërdrejt nga kompania e krushkut të Ali Ahmetit (VIDEO)

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme nga radhët e VLEN-it,...

Popular Categories