Çairi shënon Tetorin Rozë, Izet Mexhiti: Zbulimi i hershëm shpëton jetë

Në shkollën “Ismail Qemali” në Çair është mbajtur një aktivitet ndërgjegjësues në kuadër të Tetorit Rozë, me fokus rëndësinë e parandalimit dhe zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit.

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka bërë të ditur se në këtë aktivitet, së bashku me Dr. Ilir Ismailin, mësimdhënësit dhe nxënësit, është diskutuar për rëndësinë e informimit dhe ndërgjegjësimit për këtë sëmundje.

Përmes një statusi publik, Mexhiti theksoi se Komuna e Çairit do të vazhdojë të mbështesë nisma të tilla, duke synuar promovimin e parandalimit dhe krijimin e kushteve për kontrolle të rregullta shëndetësore.

“Zbulimi i hershëm shpëton jetë”, është mesazhi që përcolli Mexhiti, duke nënvizuar rëndësinë që ndërgjegjësimi për kancerin e gjirit të shtrihet në çdo familje.

Tetori Rozë shënohet çdo vit për të rritur ndërgjegjësimin për kancerin e gjirit dhe për të inkurajuar kontrollet e rregullta, informimin dhe kujdesin ndaj shëndetit.

Lajmet e fundit

Hoxha: Mbi 500 familje në Çair dhe Butel do të kyçen në rrjetin e ri të ngrohjes

Mbi 500 familje nga komunat e Çairit dhe Butelit...

Adnan Azizi: Mos e merrni seriozisht Maksin, për të drejtat e shqiptarëve pyetet VLEN-i

Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, ka reaguar ashpër ndaj...

ASH: Dimitrievski po e përdor çështjen e provimit të jurisprudencës për fushatë politike

Aleanca për Shqiptarët vlerëson se kryetari i ZNAM-it,Maksim Dimitrievski,...

Alarm nga mjekët e Kumanovës: Kanceri i gjirit po zbulohet edhe te gratë nën 40 vjeç

Mjekët e Spitalit të Kumanovës paralajmërojnë se kanceri...

Një pjesë e shërbimeve bankare do të jenë të paqasshme deri të hënën

Sot dhe nesër, më 7 dhe 8 nëntor, priten...

Popular Categories