Ndalohen dy shtetas të Serbisë, vozitën me shpejtësi prej 169 dhe 175 km/h në vend ku shpejtësia maksimale ishte 80 km/h

MPB Maqedoni njofton se janë ndaluar dy shtetas të Serbisë, të cilët kanë bërë shkelje në komunikacion në rrugët e Maqedonisë së Veriut.

“Më 18.10.2026, në orën 19:05, në Pikën Kufitare Tabanoc, në dalje të shtetit, nëpunësit policorë e privuan nga liria N.Z. (36) nga Serbia. Gjatë verifikimit të një automjeti pasagjerësh „Mercedes“, me targa serbe, të cilin e drejtonte, përmes sistemit „Safe City“ ishte konstatuar se ishte regjistruar si kryerëse e veprës penale sipas nenit 297-a të Kodit Penal – „Drejtim i pakujdesshëm i automjetit“. Me fjalë të tjera, më parë në autostradën A1, në segmentin e tuneleve Demir Kapi – Gjevgjeli, e kishte drejtuar automjetin me shpejtësi prej 169 kilometrash në orë në vend ku shpejtësia maksimale e lejuar është 80 kilometra në orë”.

“Më 18.10.2026 në orën 22:45, në Pikën Kufitare Tabanoc, në dalje të shtetit, nëpunës policorë e privuan nga liria edhe V.Zh. (58) nga Serbia. Gjatë verifikimit të një automjeti pasagjerësh „Audi“, me targa serbe, të cilin e drejtonte, përmes sistemit „Qyteti i Sigurt“ ishte konstatuar se ishte regjistruar si kryerës i veprës penale sipas nenit 297-a të Kodit Penal – „Drejtim i pakujdesshëm i automjetit“. Me fjalë të tjera, më parë në autostradën A1, në segmentin e tuneleve Demir Kapi – Gjevgjeli, e ka drejtuar automjetin me shpejtësi prej 175 kilometrash në orë në vend ku shpejtësia maksimale e lejuar është 80 km/h”.

“Të dy personat janë shoqëruar në stacion policor. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të paraqiten kallëzime përkatëse penale”, thonë nga MPB.

Lajmet e fundit

Hoxha: Mbi 500 familje në Çair dhe Butel do të kyçen në rrjetin e ri të ngrohjes

Mbi 500 familje nga komunat e Çairit dhe Butelit...

Adnan Azizi: Mos e merrni seriozisht Maksin, për të drejtat e shqiptarëve pyetet VLEN-i

Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, ka reaguar ashpër ndaj...

ASH: Dimitrievski po e përdor çështjen e provimit të jurisprudencës për fushatë politike

Aleanca për Shqiptarët vlerëson se kryetari i ZNAM-it,Maksim Dimitrievski,...

Alarm nga mjekët e Kumanovës: Kanceri i gjirit po zbulohet edhe te gratë nën 40 vjeç

Mjekët e Spitalit të Kumanovës paralajmërojnë se kanceri...

Një pjesë e shërbimeve bankare do të jenë të paqasshme deri të hënën

Sot dhe nesër, më 7 dhe 8 nëntor, priten...

Popular Categories