Blerjet online, qytetarët shpenzuan mbi 530 milionë euro për vetëm gjashtë muaj!

Tregtia elektronike në Maqedoninë e Veriut po shënon rritje të vazhdueshme. Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026, vlera e blerjeve online arriti në 530,3 milionë euro, ose 14,1% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të Bankës Popullore, të analizuara nga Shoqata për Tregti Elektronike, 302,4 milionë euro janë shpenzuar në dyqanet vendase, ndërsa 227,9 milionë euro në platformat e huaja.

Nga janari deri në qershor janë realizuar 15,3 milionë transaksione online, me rritje prej 10,1%.

Rritje kanë shënuar edhe blerjet e konsumatorëve të huaj në dyqanet elektronike të Maqedonisë, me mbi 904 mijë transaksione, ose 26,7% më shumë se një vit më parë.

Vlera mesatare e një blerjeje online ishte rreth 34,6 euro.

Lajmet e fundit

Hoxha: Mbi 500 familje në Çair dhe Butel do të kyçen në rrjetin e ri të ngrohjes

Mbi 500 familje nga komunat e Çairit dhe Butelit...

Adnan Azizi: Mos e merrni seriozisht Maksin, për të drejtat e shqiptarëve pyetet VLEN-i

Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, ka reaguar ashpër ndaj...

ASH: Dimitrievski po e përdor çështjen e provimit të jurisprudencës për fushatë politike

Aleanca për Shqiptarët vlerëson se kryetari i ZNAM-it,Maksim Dimitrievski,...

Alarm nga mjekët e Kumanovës: Kanceri i gjirit po zbulohet edhe te gratë nën 40 vjeç

Mjekët e Spitalit të Kumanovës paralajmërojnë se kanceri...

Një pjesë e shërbimeve bankare do të jenë të paqasshme deri të hënën

Sot dhe nesër, më 7 dhe 8 nëntor, priten...

Popular Categories