Bekim Sali: Të gjitha provimet profesionale do të mund të mbahen në gjuhën shqipe, pas 35 vitesh pritjeje

Bekim Sali: Të gjitha provimet profesionale do të mund të mbahen në gjuhën shqipe, pas 35 vitesh pritjeje
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali, ka njoftuar se përveç provimit të jurisprudencës, edhe të gjitha provimet profesionale do të mund të mbahen në gjuhën shqipe.

Përmes një statusi në Facebook, Sali ka bërë të ditur se ky zhvillim vjen pas 35 vitesh pritjeje.

“Ashtu siç premtuam, sot vjen lajmi i madh! Jo vetëm provimi i jurisprudencës, por të gjitha provimet profesionale do të mund të mbahen në gjuhën shqipe, pas 35 vitesh pritjeje!”, ka shkruar Sali.

Ai ka theksuar se po zgjidhen çështje që, sipas tij, kanë mbetur pezull për vite me radhë, pavarësisht se partitë që ishin në pushtet për dy dekada nuk i zgjidhën.

“Urime shqiptarëve!”, ka përfunduar Sali.

Lajmet e fundit

Taravari: Ziadin Selës i uroj shëndet dhe suksese!

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, gjatë një...

VLEN: Shqipëria dhe Kosova 3.5 herë më shumë investime në Maqedoni se Serbia

Konferenca për media e VLEN-it: Sot po flasim për një...

Paraburgim për dhunuesin e gruas në Manastir! I dyshuari u arratis nga stacioni policor pas denoncimit

Prokuroria Themelore Publike e Manastirit ka nisur procedurë hetimore...

Popular Categories