Rama përjashton dorëheqjen, akuzon Rusinë dhe Iranin për ndërhyrje mes protestave në Shqipëri

Mes tensioneve dhe përplasjeve në protestat që kërkojnë largimin e tij nga pushteti, kryeministri shqiptar Edi Rama shfaqet i qetë, me kafe në dorë, duke iu drejtuar qytetarëve përmes Facebook-ut nga zyra e tij. Rama akuzon Rusinë dhe Iranin për ndërhyrje në protestë, ndërsa ngre pretendime për neutralizimin e një droni me eksploziv, që sipas tij, kishte për cak goditjen e kryeministrisë.

Rama iu referua edhe një postimi të Aleksandr Duginit, një nga ideologët kryesorë të Kremlinit dhe mik i ngushtë i presidentit rus, Vladimir Putin. Pa e përmendur Duginin me emër, Rama e cilësoi atë si “babain ideologjik” dhe “udhëheqësin shpirtëror” të Putinit.

“Para dy ditësh është neutralizuar një dërguar një dron me eksploziv i destinuar të godiste kryeministrinë, duke i vënë zjarrin oborrit të brendshëm, dhe një Zot e di me çfarë pasojash. S’ka rini e as studentë e as të mitur që i shkon mendja ta vë në jetë këtë plan. Kjo është një dorë e huaj. Dje në mënyrë të befasishme për shumë kënd, por jo për mua, babai i Vladimir Vladimiroviq Putinit foli, babai ideologjik, udhëheqësi shpirtëror, justifikuesi i Rusisë imperialiste foli 28:35 Një dorë tjetër është Republika komuniste e Iranit, kulmi i dezinformimit”, deklaroi Edi Rama, Kryeministër.

Rama këmbëngul se dhuna e verbër, siç e cilësoi ai, nuk ka asnjë lidhje me rininë shqiptare, duke lënë të kuptohet se nuk po e planifikon dorëheqjen.

“Është një dhunë e verbër e cila nuk ka asnjë lidhje me rininë shqiptare, nuk ka asnjë lidhje me fëmijët që të gjithë prindërit kanë në shtëpi, dhe duan t’i shohin të bëjnë hajr”, theksoi Edi Rama, Kryeministër.

Ndërkohë Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kërkuar sërish sot dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si të vetmen zgjidhje për rikthimin e normalitetit në vend.

“Edi Rama, jepe dorëheqjen. Çdo cak është kaluar, çdo vijë e kuqe është shkelur, fjalimet nga zyra nuk e kthejnë dot stabilitetin në vend. Dokrrat me armiq të brëndshëm dhe të jashtëm i ke trashëgimi, Gjenetike, nga etërit e tu mizorë. Filmat fantazi me drone dhe eksplozivë janë një përpëlitje e dëshpëruar e jotja, ose mbase një përpjekje tani që të erdhi fundi, për të zhdukur gjurmët e vjedhjes…”, theksoi Sali Berisha, Kryetar i PD-së.

Protestat e udhëhequra nga studentët, të nxitura nga zemërimi për korrupsionin e perceptuar qeveritar, mungesën e vendeve të punës dhe cilësinë e dobët të arsimit, kanë përfshirë qendrën e Tiranës dhe janë përhapur edhe në qytete të tjera gjatë javës së fundit./Alsat.mk.

Lajmet e fundit

Semaforët jashtë funksionit vështirësojnë qarkullimin dhe rrezikojnë sigurinë e qytetarëve

Gazetar: Jahja Abazi - Alsat Mosfunksionimi i semaforëve në këtë...

Pajaziti: Pse heshtë Fatmir (Mos)Besimi për Alta Bankën!?

Shkruan: Naser Pajaziti Në gjithë debatin për Alta Bankën serbe...

Gostivar, dhunë në familje, policia privon nga liria dy persona

Policia ka privuar nga liria dy persona në rajonin...

Në 60 komuna ka më shumë vdekje se lindje, nataliteti bie për 31% brenda një dekade

Në 60 nga 80 komunat e Maqedonisë së Veriut...

BDI: Qeveria VMRO-VLEN ia hapi dyert Alta Bankës së Beogradit

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ndaj deklaratave...

Popular Categories