Marin Mema mesazh të fortë politikës: Karriget tuaja janë të parëndësishme përballë së ardhmes së Shqipërisë!

Gazetari Marin Mema ka reaguar në rrjetet sociale, duke i kërkuar politikës të dëgjojë qytetarët dhe të marrë vendime që ndihmojnë në shmangien e përshkallëzimit të situatës.

Në reagimin e tij, Mema shprehet se zhgënjimi i krijuar gjatë 35 viteve nga politika ka rritur pakënaqësinë qytetare. Ai veçon studentët si një nga grupet kryesore që përfaqësojnë të ardhmen e vendit dhe kërkon respekt e dinjitet për çdo qytetar.

“Zëri i popullit nuk duhet injoruar!”, shkruan Mema, duke theksuar se mirëqenia e qytetarëve duhet të jetë një përgjegjësi themelore dhe se interesat e vendit duhet të prevalojnë mbi postet apo interesat politike.

Ai shprehet kundër përsëritjes së qëndrimeve shpërfillëse ndaj protestave të mëparshme dhe bën thirrje për reflektim, ndershmëri dhe ndryshim.

“Ta lëmë për një moment përballjen me njëri-tjetrin dhe të mendojmë se çfarë i duhet Shqipërisë!”, apelon ai.

Mema thekson gjithashtu se do të vijojë të qëndrojë pranë qytetarëve dhe jashtë politikës partiake, duke nënvizuar se synimi i tij është bashkimi i shoqërisë.

Lajmet e fundit

Hoxha: Mbi 500 familje në Çair dhe Butel do të kyçen në rrjetin e ri të ngrohjes

Mbi 500 familje nga komunat e Çairit dhe Butelit...

Adnan Azizi: Mos e merrni seriozisht Maksin, për të drejtat e shqiptarëve pyetet VLEN-i

Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, ka reaguar ashpër ndaj...

ASH: Dimitrievski po e përdor çështjen e provimit të jurisprudencës për fushatë politike

Aleanca për Shqiptarët vlerëson se kryetari i ZNAM-it,Maksim Dimitrievski,...

Alarm nga mjekët e Kumanovës: Kanceri i gjirit po zbulohet edhe te gratë nën 40 vjeç

Mjekët e Spitalit të Kumanovës paralajmërojnë se kanceri...

Një pjesë e shërbimeve bankare do të jenë të paqasshme deri të hënën

Sot dhe nesër, më 7 dhe 8 nëntor, priten...

Popular Categories