Protesta në Tiranë jashtë kontrollit

Protesta në Tiranë jashtë kontrollit. Përplasje e ashpër mes protestuesve dhe efektivëve. Raportohet për disa studentë dhe policë të lënduar. Nga molotovi një polic u përfshi nga flakët por falë intervenimit të shpejtë të kolegëve ai shpëtoi. Pasi u zmbrapsën nga Kryeministria, protestuesit kanë shkuar në rrugën “Myslym Shyri”, ku i kanë vënë flakën Gjykatës së Lartë. Më tej, ato kanë vijuar duke i vënë flakën koshave të mbeturinave përgjatë gjithë rrugës. Edhe një filiali banke në rrugën “Myslym Shyri” i është vënë flaka.

Forcat RENEA kanë mbërritur para Kryeministrisë. Ata kanë krijuar një perimetër rreth këtij institucioni. Efektivët e RENEA-s janë të pajisur me armë të rënda zjarri. Ndërkohë, policia sot ka përdorur edhe plumba gome. Disa studentë janë plagosur. Policia pranoi se ka përdorur plumbat e gomës. Sipas përditësimit të fundit mbi gjendjen shëndetësore të të lënduarve, bëhet e ditur se 16 efektivë policie dhe 2 protestues janë paraqitur në Spitalin Universitar të Traumës. Ndërkohë në QSUT janë paraqitur 1 polic dhe 2 protestues. Në total në spital janë paraqitur gjatë ditës së sotme 21 policë dhe 13 protestues./Alsat.mk.

Lajmet e fundit

Taravari: Ziadin Selës i uroj shëndet dhe suksese!

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, gjatë një...

VLEN: Shqipëria dhe Kosova 3.5 herë më shumë investime në Maqedoni se Serbia

Konferenca për media e VLEN-it: Sot po flasim për një...

Paraburgim për dhunuesin e gruas në Manastir! I dyshuari u arratis nga stacioni policor pas denoncimit

Prokuroria Themelore Publike e Manastirit ka nisur procedurë hetimore...

Popular Categories