Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale në kuadër të MPB-së, drejtuar PTHP-së për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit – Njësia e Specializuar për Ndjekjen e Veprave Penale të Kryera nga Persona me Autorizime Policore dhe Pjesëtarë të Policisë së Burgjeve, ka paraqitur kallëzim penal kundër A.A., mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale “falsifikimi i dokumentit”, sipas nenit 378 të Kodit Penal.
Siç bëri të ditur MPB, i denoncuari, i punësuar në Departamentin për Mbrojtjen e Personaliteteve dhe Objekteve të Caktuara pranë MPB-së, ndonëse më 03.03.2026 dhe 09.07.2026 nuk kishte dhuruar gjak në Institutin e Transfuzionit të Gjakut, institucion e shëndetit publik pranë kompleksit të klinikave „Nënë Tereza“, kishte përpiluar dhe përdorur dy vërtetime të rreme për dhurim gjaku, për të cilat kishte përgatitur dy kërkesa për shfrytëzimin e pushimit të paguar prej tri ditësh pune, për datat 03.03.2026, 04.03.2026 dhe 05.03.2026, si dhe për datat 09.07.2026, 10.07.2026 dhe 13.07.2026, pas së cilës i kishte shfrytëzuar ato.
Departamenti për Kontroll të Brendshëm kundër A.A. do të paraqesë propozim për nisjen e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë për shkelje të rendit dhe disiplinës së punës.



