Kreu i BDI-së merr pjesë në pritjen për Ditën Kombëtare të Spanjës

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), me ftesë të ambasadorit të Mbretërisë së Spanjës në Maqedoninë e Veriut, Rafael Soriano Ortiz, ka marrë pjesë në pritjen e organizuar me rastin e Ditës Kombëtare të Spanjës, përcjell zhurnal.mk.

Përmes një njoftimi, kreu i BDI-së ka vlerësuar rëndësinë e marrëdhënieve me Spanjën, duke e cilësuar atë si një partner të rëndësishëm evropian, me të cilin ndahen vlera të përbashkëta si paqja, demokracia dhe bashkëpunimi ndërmjet popujve.

Me këtë rast, ai i ka përcjellë urimet popullit spanjoll për Ditën Kombëtare, duke shprehur dëshirat për prosperitet, miqësi të qëndrueshme dhe thellim të mëtejshëm të bashkëpunimit e të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Pritja u organizua në kuadër të shënimit të Ditës Kombëtare të Mbretërisë së Spanjës.

Lajmet e fundit

Virozat sezonale, rritet numri i pacientëve në spitalin e Tetovës

Temperaturat e ndryshueshme gjatë kësaj periudhe kanë ndikuar në...

Zagrebi si model për Tetovën, Kasami mirëpritet nga Tomasheviqi, 4 pikat e bashkëpunimit

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka zhvilluar...

Zhelina dhe Gramshi nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore

Komuna e Zhelinës dhe Bashkia e Gramshit kanë nënshkruar...

Iseni: Macura i bleu aksionet për hyrjen në Alta Bankë drejtpërdrejt nga kompania e krushkut të Ali Ahmetit (VIDEO)

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme nga radhët e VLEN-it,...

Popular Categories