Deputeti Shaqiri pati një incident me sigurimin e Mickoskit

“Sigurimi dhe kryeministri nuk duhet të kenë frikë se kryeministrit mund t’i ndodhë diçka në Kuvend.”

Deputeti Rijad Shaqiri nga Aleanca për Shqiptarët i kërkoi kryeministrit Hristijan Mickoski që t’i tregojë sigurimit të tij se ku e ka vendin.

Në seancën për pyetjet e deputetëve të opozitës, Shakiri tha se, gjatë hyrjes në Kuvend, kishte pasur një problem me sigurimin e kryeministrit.

“Pasi e parkova makinën time para Kuvendit, sigurimi i kryeministrit më tha që ta parkoja automjetin diku tjetër, sepse ai vend ishte i rezervuar për sigurimin. U thashë se nuk do ta lëvizja makinën, ndërsa ata m’u përgjigjën se do të thërrisnin karrotrecin për ta tërhequr automjetin tim.

Unë nuk e lëviza makinën dhe hyra në Kuvend.

Sigurimi dhe kryeministri nuk duhet të kenë frikë se kryeministrit mund t’i ndodhë diçka në Kuvend.

Po ju drejtohem juve, kryeministër: sigurimi duhet ta dijë vendin e vet. Sigurimi mund t’ju shoqërojë deri te ambientet e Kuvendit dhe kaq. Sigurimi nuk mund t’i drejtohet në atë mënyrë një deputeti”, tha Shakiqi.

Lajmet e fundit

Hoxha: Mbi 500 familje në Çair dhe Butel do të kyçen në rrjetin e ri të ngrohjes

Mbi 500 familje nga komunat e Çairit dhe Butelit...

Adnan Azizi: Mos e merrni seriozisht Maksin, për të drejtat e shqiptarëve pyetet VLEN-i

Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, ka reaguar ashpër ndaj...

ASH: Dimitrievski po e përdor çështjen e provimit të jurisprudencës për fushatë politike

Aleanca për Shqiptarët vlerëson se kryetari i ZNAM-it,Maksim Dimitrievski,...

Alarm nga mjekët e Kumanovës: Kanceri i gjirit po zbulohet edhe te gratë nën 40 vjeç

Mjekët e Spitalit të Kumanovës paralajmërojnë se kanceri...

Një pjesë e shërbimeve bankare do të jenë të paqasshme deri të hënën

Sot dhe nesër, më 7 dhe 8 nëntor, priten...

Popular Categories