Bekim Jashari vizitoi Çairin: Me Izet Mexhitin diskutuam për avancimin e të drejtave të shqiptarëve në RMV

Bekim Jashari, nga familja heroike Jashari, ka zhvilluar një vizitë te kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ku temë e diskutimit ishin të drejtat e shqiptarëve dhe avancimi i pozitës së tyre në Maqedoninë e Veriut.

Gjatë takimit, Jashari dhe Mexhiti biseduan për rëndësinë e arsimit, shkencës, kulturës dhe zhvillimit ekonomik si shtylla kryesore për fuqizimin e shqiptarëve dhe ruajtjen e interesit kombëtar.

Në kuadër të kësaj vizite, ata vizituan edhe kampusin universitar “Nënë Tereza”, së bashku me prorektorin Bela, duke vënë në pah rëndësinë e investimeve në arsim dhe zhvillimin e institucioneve akademike shqipe.

Përmes një statusi të publikuar, Bekim Jashari theksoi se projekte të tilla përfaqësojnë një angazhim të përbashkët ndaj historisë dhe kombit shqiptar, duke nënvizuar se kjo rrugë nuk duhet të pengohet apo të diktohet nga askush.

Në fund të mesazhit të tij, Jashari falënderoi kryetarin e Çairit, Izet Mexhiti, për pritjen, të cilën e cilësoi si vëllazërore.

Vizita vjen në kuadër të diskutimeve për avancimin e pozitës së shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, me theks të veçantë te arsimi, kultura dhe zhvillimi ekonomik.

Lajmet e fundit

Latifi: Ditë historike për studentët shqiptarë, jurisprudenca do të jepet edhe në gjuhën shqipe

Drejtori i MEPSO-s, Burim Latifi, e ka cilësuar ditë...

Mexhiti dhe Kasami: Premtimi u bë realitet, jurisprudenca flet shqip!

Bashkëkryetarët e VLEN-it, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami, e...

Shasivari: Ligji për provimin e Jurisprudencës drejt Komisionit të Venecias

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar nevojën për...

Izet Mexhiti priti ambasadorin e ri të Turqisë, Alper Aktaş: Synohet thellimi i bashkëpunimit mes dy vendeve

Kryetari i Komunës së Çairit dhe bashkëkryetari i VLEN-it,...

10 milionë euro nga gjobat! “Safe City” fitimprurës për shtetin

Rreth 10 milionë euro në vit pritet të derdhen...

Popular Categories