Afrim Gashi uron 11 Tetorin: Liria, dinjiteti dhe bashkimi janë vlera që duhet t’i mbrojmë vazhdimisht

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka uruar qytetarët me rastin e 11 Tetorit, Ditës së Kryengritjes Popullore, duke e cilësuar këtë datë si një nga momentet më të rëndësishme në historinë të Maqedonisë së Veriut, simbol të guximit, qëndresës dhe luftës për liri.

Në urimin e tij, Gashi thekson se kjo ditë rikujton vlerat themelore mbi të cilat ndërtohet një shoqëri demokratike dhe e drejtë, si liria, solidariteti, respekti i ndërsjellë dhe bashkëjetesa.

Ai thekson se ruajtja e kujtimit për të gjithë ata që luftuan dhe u flijuan për lirinë duhet të shoqërohet me përgjegjësi, unitet dhe përkushtim ndaj zhvillimit demokratik, sundimit të së drejtës dhe së ardhmes evropiane të vendit.

Sipas Gashit, vetëm përmes bashkimit, respektit të ndërsjellë dhe pranimit të dallimeve mund të ndërtohet një shoqëri ku çdo qytetar ndihet i vlerësuar në mënyrë të barabartë dhe ka mundësi të kontribuojë në përparimin e përbashkët.

„Le të jetë 11 Tetori një kujtesë se liria dhe dinjiteti janë vlera që duhet t’i kultivojmë dhe t’i mbrojmë vazhdimisht“, thekson Gashi në urimin e tij.

Në fund, ai u uron të gjithë qytetarëve 11 Tetorin, me dëshirat më të mira për paqe, mirëqenie dhe prosperitet.

Lajmet e fundit

Virozat sezonale, rritet numri i pacientëve në spitalin e Tetovës

Temperaturat e ndryshueshme gjatë kësaj periudhe kanë ndikuar në...

Zagrebi si model për Tetovën, Kasami mirëpritet nga Tomasheviqi, 4 pikat e bashkëpunimit

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka zhvilluar...

Zhelina dhe Gramshi nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore

Komuna e Zhelinës dhe Bashkia e Gramshit kanë nënshkruar...

Iseni: Macura i bleu aksionet për hyrjen në Alta Bankë drejtpërdrejt nga kompania e krushkut të Ali Ahmetit (VIDEO)

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme nga radhët e VLEN-it,...

Popular Categories