12 shoferë arrestohen brenda 24 orëve, drejtonin automjetet pa patentë dhe në gjendje të dehur

Policia ka privuar nga liria 12 shoferë në territorin e vendit gjatë 24 orëve të fundit, nën dyshimet për kryerjen e veprës penale “drejtim i pakujdesshëm i automjetit”. Tetë prej tyre janë kapur duke drejtuar automjete pa patentë shoferi, ndërsa katër të tjerë nën ndikimin e alkoolit.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), ndaj shoferëve është ndërmarrë masa e privimit nga liria në bazë të nenit 297-a të Kodit Penal.

Nga tetë personat që drejtonin automjete pa patentë shoferi, katër janë nga Shkupi, ndërsa të tjerët janë nga Dibra, Gostivari, fshati Poroj dhe fshati Zdunjë. Në mesin e tyre është edhe një i mitur 17-vjeçar.

Ndërkohë, katër shoferë të tjerë janë kapur duke drejtuar automjete nën ndikimin e alkoolit. Matjet kanë treguar se A.T. (46) nga Strumica kishte 1,84 promilë alkool në gjak, M.J. (22) nga Radovishi 1,52 promilë, D.M. (36) nga fshati Amzabegovë, në rrethinën e Sveti Nikollës, 1,54 promilë, ndërsa P.T. (36) nga Manastiri 1,93 promilë alkool në gjak.

MPB njofton se pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj personave të përfshirë do të parashtrohen kallëzime penale përkatëse.

Policia u bën apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat e trafikut, të mos drejtojnë automjete pa e dhënë provimin e vozitjes dhe të mos ulen në timon nën ndikimin e alkoolit. Gjithashtu, rikujton se drejtimi i automjetit është i ndaluar edhe për personat ndaj të cilëve është në fuqi masa e ndalimit të drejtimit të automjeteve motorike.

Lajmet e fundit

Hoxha: Mbi 500 familje në Çair dhe Butel do të kyçen në rrjetin e ri të ngrohjes

Mbi 500 familje nga komunat e Çairit dhe Butelit...

Adnan Azizi: Mos e merrni seriozisht Maksin, për të drejtat e shqiptarëve pyetet VLEN-i

Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, ka reaguar ashpër ndaj...

ASH: Dimitrievski po e përdor çështjen e provimit të jurisprudencës për fushatë politike

Aleanca për Shqiptarët vlerëson se kryetari i ZNAM-it,Maksim Dimitrievski,...

Alarm nga mjekët e Kumanovës: Kanceri i gjirit po zbulohet edhe te gratë nën 40 vjeç

Mjekët e Spitalit të Kumanovës paralajmërojnë se kanceri...

Një pjesë e shërbimeve bankare do të jenë të paqasshme deri të hënën

Sot dhe nesër, më 7 dhe 8 nëntor, priten...

Popular Categories