Vrasësi serik nga rajoni i Kumanovës u dënua me burgim të përjetshëm

Gjykata Themelore në Kumanovë e dënoi Trajko Bojkovskin me burgim të përjetshëm për katër vrasje dhe dy tentativa për vrasjen e grave në rajonin e Nagoriçanit të Vjetër, transmeton Portalb.mk.

Bojkovski akuzohej për vrasjet e Stançe Karovskës, Janka Antevskës, Marija Marinkovskës dhe Mira Stankovskës, si dhe për tentativat për vrasjen e Rosanka Trajkovskës dhe Sllobotka Arsovskës.

Prokuroria kërkoi dënimin më të rëndë, burgim të përjetshëm, duke vlerësuar se provat e paraqitura vërtetojnë fajësinë e të akuzuarit.

Në fjalët përfundimtare, prokurori theksoi se viktimat ishin vrarë në mënyrë të ngjashme, ndërsa si provë të rëndësishme përmendi edhe gjurmët e ADN-së të gjetura te disa prej viktimave dhe te njëra prej grave që i mbijetoi sulmit.

Prokurori Ljubomir Llape vlerësoi se ekspertiza psikiatrike tregon rrezik të lartë për përsëritjen e veprave penale dhe se ekzistojnë pengesa serioze për risocializimin e të akuzuarit.

Sipas Prokurorisë, pikërisht këto rrethana janë ndër arsyet për të cilat u kërkua burgim i përjetshëm. Në seancën e mëparshme, të mbajtur më 28 shtator, Bojkovski pranoi fajësinë për tri vrasje, ndërsa të katërtën e mohoi.

Njëzet e pesë vjeçari Bojkovski nga fshati Malotinë në komunën e Nagoriçanit të Vjetër u arrestua më 13 shkurt të këtij viti si i dyshuar për vrasjen e një banores 78-vjeçare të fshatit Çellopek. Prokuroria Themelore Publike në Kumanovë hapi hetim për rastin, dhe gjithashtu tha se në veprime të koordinuara me Ministrinë e Brendshme dhe Institutin e Mjekësisë Ligjore tashmë po punojnë për ta lidhur këtë rast me disa ngjarje të tjera të ngjashme. I dyshuari iu nënshtrua edhe një vlerësimi psikiatrik nga një ekip ekspertësh.

Lajmet e fundit

Semaforët jashtë funksionit vështirësojnë qarkullimin dhe rrezikojnë sigurinë e qytetarëve

Gazetar: Jahja Abazi - Alsat Mosfunksionimi i semaforëve në këtë...

Pajaziti: Pse heshtë Fatmir (Mos)Besimi për Alta Bankën!?

Shkruan: Naser Pajaziti Në gjithë debatin për Alta Bankën serbe...

Gostivar, dhunë në familje, policia privon nga liria dy persona

Policia ka privuar nga liria dy persona në rajonin...

Në 60 komuna ka më shumë vdekje se lindje, nataliteti bie për 31% brenda një dekade

Në 60 nga 80 komunat e Maqedonisë së Veriut...

BDI: Qeveria VMRO-VLEN ia hapi dyert Alta Bankës së Beogradit

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ndaj deklaratave...

Popular Categories