Dy të rinj denoncojnë dhunë policore, BDI kërkon dorëheqjen e Astrit Isenit: “Heshtja nuk është opsion!”

Akuza për dhunë policore ndaj dy të rinjve, 21 dhe 23 vjeç, kanë nxitur reagimin e ashpër të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), e cila kërkon hetim të menjëhershëm dhe dorëheqjen e zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, Astrit Iseni.

Sipas dëshmive të të rinjve, policët dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri, kanë shpuar gomat dhe kanë thyer xhamin e automjetit të tyre. Ata pretendojnë se më pas janë lidhur, shtrirë përtokë dhe janë dhunuar fizikisht.

Ndërkohë, sipas raportimeve për dokumentacionin e brendshëm policor, ekziston një version tjetër i ngjarjes, sipas të cilit të rinjtë i kanë marrë pistoletën një zyrtari policor. Ata e kundërshtojnë këtë pretendim, duke deklaruar se arma ka përfunduar në veturë gjatë ndërhyrjes policore.

BDI kërkon zbardhjen e plotë të rastit, hetim të pavarur dhe përgjegjësi për çdo shkelje të mundshme nga zyrtarët policorë.
“Heshtja dhe mungesa e përgjegjësisë nuk janë opsion!”, thuhet në reagimin e partisë, e cila kërkon dorëheqjen e Astrit Isenit.
Rrethanat e incidentit dhe pretendimet për dhunë mbeten për t’u verifikuar nga institucionet kompetente.

Lajmet e fundit

(DOKUMENT) Saranda Imeri Stafai zbulon skandalin: Si i vulosi Ali Ahmeti shqiptarët si “minoritet”

Deputetja e VLEN-it, Saranda Imeri Stafai, ka reaguar ndaj...

BDI kërkon përgjegjësi politike dhe penale për Alta Bankën

Bashkimi Demokratik për Integrim do të kërkojë përgjegjësi politike...

Maksit i “djegë” jurisprudenca në shqip, kërcënohet me braktisjen e Qeverisë

“Lëvizja ZNAM nuk do të pranojë që provimi i...

Mbi 1.300 vepra penale të dhunës në familje të regjistruara në nëntë muajt e parë të vitit 2026

Gjatë periudhës janar–shtator 2026, në territorin e vendit janë...

Popular Categories