Latifi: Për fëmijët tanë, investojmë në shkollat e Çairit!

Një kërkesë e kahmotshme e banorëve të Çairit pritet të bëhet realitet. Qeveria ka miratuar rikonstruimin e pesë sallave sportive, në mesin e të cilave edhe salla sportive e SHF “Imri Elezi” në lagjen Dizhon të Çairit.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i MEPSO-s, Burim Latifi, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Sipas Latifit, për rikonstruimin e sallës sportive të kësaj shkolle janë ndarë 100 mijë euro. Salla përdoret nga nxënësit e SHF “Imri Elezi”, si dhe nga disa klube sportive nga Çairi.

Latifi ka bërë të ditur se investimet në infrastrukturën shkollore në Çair do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Ai ka paralajmëruar një investim prej rreth 50 mijë eurosh në SHF “Ismail Qemali”, i cili do të shfrytëzohet për zëvendësimin e dritareve të objektit shkollor.

“Këto janë investime konkrete për fëmijët e Çairit dhe për krijimin e kushteve më të mira për edukimin dhe zhvillimin e tyre”, ka shkruar Latifi.

Ai ka theksuar se investimet në Çair do të vazhdojnë edhe më tej, duke paralajmëruar projekte të reja në këtë komunë.

Lajmet e fundit

Maksit i “djegë” jurisprudenca në shqip, kërcënohet me braktisjen e Qeverisë

“Lëvizja ZNAM nuk do të pranojë që provimi i...

Mbi 1.300 vepra penale të dhunës në familje të regjistruara në nëntë muajt e parë të vitit 2026

Gjatë periudhës janar–shtator 2026, në territorin e vendit janë...

Inaugurohet ndriçimi i Urës së Gurit në Shkup, Sali i pranishëm në ceremoni

Në Shkup është inauguruar ndriçimi i ri i Urës...

E detyronte nënën 80-vjeçare të kërkonte lëmoshë, pastaj ia merrte paratë me dhunë

Një 60-vjeçar nga Gostivari është arrestuar nën dyshimin se...

Popular Categories