Zulbehari: 10 vendime të reja pune në 9 muaj në Qendrën e Shëndetit Publik në Tetovë

Qendra për Shëndet Publik në Tetovë ka vazhduar me forcimin e kapaciteteve profesionale përmes punësimeve të reja. Drejtori i institucionit, Shaqir Zubehari, ka bërë të ditur se gjatë afro nëntë muajve të fundit janë dhënë gjithsej 10 vendime të reja pune.

Sipas Zubeharit, në kuadër të këtyre vendimeve, institucionit i janë bashkuar tre mjekë, tre laborantë dhe një teknik ushqimor, me çka synohet forcimi i kapaciteteve profesionale dhe përgatitja më e mirë e institucionit për përballimin e sfidave në fushën e shëndetit publik.

“Jam veçanërisht i lumtur që po krijojmë vende pune të përhershme, sepse pas çdo vendi pune është një njeri, një familje dhe një jetë që fiton më shumë siguri”, ka deklaruar Zubehari.

Ai ka theksuar se këto rezultate janë arritur përmes angazhimit dhe punës së vazhdueshme gjatë periudhës së drejtimit të institucionit.

“10 vendime në 9 muaj janë një rezultat, por për mua janë mbi të gjitha një përgjegjësi për të vazhduar edhe më shumë”, është shprehur drejtori i Qendrës për Shëndet Publik në Tetovë.

Zubehari ka falënderuar edhe punonjësit e institucionit për bashkëpunimin dhe angazhimin e tyre të përditshëm, duke theksuar se synimi mbetet forcimi i mëtejshëm i institucionit dhe ofrimi i shërbimeve më të mira për qytetarët.

“Puna vazhdon. Sepse një institucion më i fortë do të thotë një shërbim më i mirë për qytetarët”, ka përfunduar Zubehari.

Lajmet e fundit

Taravari: Ziadin Selës i uroj shëndet dhe suksese!

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, gjatë një...

VLEN: Shqipëria dhe Kosova 3.5 herë më shumë investime në Maqedoni se Serbia

Konferenca për media e VLEN-it: Sot po flasim për një...

Paraburgim për dhunuesin e gruas në Manastir! I dyshuari u arratis nga stacioni policor pas denoncimit

Prokuroria Themelore Publike e Manastirit ka nisur procedurë hetimore...

Popular Categories