VLEN: Çerdhja e parë në Tearcë hapi dyert, shkolla super moderne po bëhet gati në Kumanovë

Nga VLEN në një kumtesë për media thonë se dy investime për fëmijët janë bërë realitet. Në Tearcë, çerdhja e parë publike ka hapur dyert, ndërsa në Kumanovë, gjimnazi i ri “Sami Frashëri” është drejt përfundimit.

“Çerdhja “Foleja” në Përshefcë, me investim prej mbi 800 mijë eurosh, ka kapacitet për 147 fëmijë. Prindërit që deri dje duhej të kërkonin zgjidhje për kujdesin e fëmijëve, tashmë e kanë çerdhen në komunën e tyre. Kryetari i Komunës së Tearcës, Daut Memishi, u zotua se çerdhja do të hapet dhe e mbajti fjalën.

Me angazhimin e tij të palodhur, bashkëpunimin me institucionet qendrore dhe mbështetjen e Bashkimit Evropian, “Foleja” tashmë i pret fëmijët”.

“Në Kumanovë, mbi 20 vjet pritje për një shkollë. Breza nxënësish shqiptarë e nisën dhe e përfunduan gjimnazin pa i pasur kushtet që i meritonin. Por tani gjeneratat e reja do të mësojnë në një shkollë super moderne. Driton Sulejmani, zëvendësministër i Arsimit, dhe Venera Azizi, zëdhënëse e Qeverisë, ndoqën nga afër punimet. Angazhimi ynë vazhdon deri në hyrjen e nxënësve në klasat e reja”, thonë nga VLEN.

Lajmet e fundit

Virozat sezonale, rritet numri i pacientëve në spitalin e Tetovës

Temperaturat e ndryshueshme gjatë kësaj periudhe kanë ndikuar në...

Zagrebi si model për Tetovën, Kasami mirëpritet nga Tomasheviqi, 4 pikat e bashkëpunimit

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka zhvilluar...

Zhelina dhe Gramshi nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore

Komuna e Zhelinës dhe Bashkia e Gramshit kanë nënshkruar...

Iseni: Macura i bleu aksionet për hyrjen në Alta Bankë drejtpërdrejt nga kompania e krushkut të Ali Ahmetit (VIDEO)

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme nga radhët e VLEN-it,...

Popular Categories