“Fundjavët e zgjatura” mund të marrin fund, Oda Ekonomike kërkon maksimumi 13 ditë pushim në vit

Oda Ekonomike kërkon ndryshime të reja në rregullimin e festave dhe ditëve jopune në Maqedoninë e Veriut, me synimin që numri i tyre të kufizohet në maksimum 13 ditë në vit.

Një nga propozimet kryesore është që të mos ketë më praktikë të “bashkimit” të festave me fundjavën. Sipas Odës, numri i madh i ditëve jopune ndikon në procesin e punës, produktivitetin dhe funksionimin e kompanive.

Përfaqësuesit e biznesit kërkojnë një model më të parashikueshëm, i cili, sipas tyre, do të krijonte kushte më të mira për organizimin e punës dhe do të zvogëlonte humbjet për ekonominë.
Propozimet pritet të diskutohen me institucionet kompetente para se të vendoset nëse do të ketë ndryshime në kalendarin dhe mënyrën e shënimit të festave.

Lajmet e fundit

Virozat sezonale, rritet numri i pacientëve në spitalin e Tetovës

Temperaturat e ndryshueshme gjatë kësaj periudhe kanë ndikuar në...

Zagrebi si model për Tetovën, Kasami mirëpritet nga Tomasheviqi, 4 pikat e bashkëpunimit

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka zhvilluar...

Zhelina dhe Gramshi nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore

Komuna e Zhelinës dhe Bashkia e Gramshit kanë nënshkruar...

Iseni: Macura i bleu aksionet për hyrjen në Alta Bankë drejtpërdrejt nga kompania e krushkut të Ali Ahmetit (VIDEO)

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme nga radhët e VLEN-it,...

Popular Categories