Akademiku Fiti: Maqedonia mund të bjerë në rreth 1.2 milionë banorë deri në 2050

Vendi praktikisht do të zbrazet“ – Fiti me parashikim alarmant për demografinë e Maqedonisë

Akademiku Taki Fiti paralajmëron se Maqedonia e Veriut mund të bjerë në vetëm rreth 1.2 milionë banorë deri në vitin 2050, për shkak të rënies së lindjeve, plakjes së popullsisë dhe emigrimit.

Në një intervistë për “Triling”, Fiti tha se në fillim të viteve ’90 vendi kishte rreth 2.06 milionë banorë, ndërsa sot rreth 1.8 milionë. Sipas projeksioneve, deri në vitin 2050 numri mund të zbresë në 1.2 milionë.

Një nga shkaqet kryesore është fertiliteti i ulët, i cili është rreth 1.44 fëmijë për grua, shumë më poshtë se niveli prej 2.1 që nevojitet për riprodhimin e popullsisë.

Fiti theksoi gjithashtu se numri i personave mbi 65 vjeç tashmë është më i madh se ai i fëmijëve nën 15 vjeç, duke krijuar presion mbi pensionet, shëndetësinë dhe tregun e punës.

Sipas tij, vendi përballet edhe me mungesë të fuqisë punëtore dhe me mungesë të kuadrove teknike e profesionale, ndërsa në disa fusha shoqërore ka tepricë.

Fiti tha se më shumë se 700 mijë qytetarë jetojnë jashtë vendit, më shumë se një e treta e popullsisë. Ai vlerësoi se Maqedonia vështirë mund ta kompensojë këtë humbje vetëm përmes importit të fuqisë punëtore, pasi shumë punëtorë të huaj e shohin vendin si pikë tranziti drejt Evropës Perëndimore.

Duke folur për integrimin evropian, Fiti tha se çështja e përfshirjes së bullgarëve në Kushtetutë me gjasë do të mbetet si kusht dhe se, sipas tij, vendi duhet ta përmbushë atë, por kërkoi garanci që çështjet dypalëshe të mos rikthehen në procesin negociues. (Inbox7)

Lajmet e fundit

Do të zgjidhet problemi me transportin për studentët e UNT-së

Pas vitesh pritjeje dhe kërkesash për një linjë direkte...

Latifi: Për fëmijët tanë, investojmë në shkollat e Çairit!

Një kërkesë e kahmotshme e banorëve të Çairit pritet...

VLEN: 335 mijë euro për pasaportën e Grubit, familjet shqiptare paguan me ikjen e fëmijëve

VLEN përmes një reagimi thekson se “Kazinomani Artan Grubi...

Mickoski: Rreth 25 milionë euro nga buxheti janë destinuar drejt komunave për projekte kapitale

Kryeministri Hristijan Mickoski, sot duke iu përgjigjur një...

Ademi për rastin Grubi: Hakmarrje politike, procesi po e nxjerr të vërtetën

Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Arbër Ademi, e ka...

Popular Categories