Sami Morina u zgjodh kryetar i ri i OEMVP-së

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP) ka zgjedhur Sami Morinën për kryetar të ri, i cili do të udhëheqë me këtë institucion në katër vitet e ardhshme, transmeton Portalb.mk.

Procedura e zgjedhjes u realizua përmes Kuvendit të mbajtur sot në OEMVP.

“Në përputhje me nenin 14 të Statutit të OEMVP-së, organizoi Kuvendin e VI-të Zgjedhor, me ç’rast u zhvillua procedura statutore për zgjedhjen e Kryetarit të ri të Odës për mandatin e ardhshëm. Në Kuvendin zgjedhor morën pjesë anëtarët e rinj të Kuvendit të OEMVP-së, të Këshillit Drejtues dhe të Këshillit Mbikëqyrës, ndërsa të pranishëm ishin edhe Kryetari i Nderit z. Xhemail Dauti, Drejtori ekzekutiv i OEMVP, z. Durim Zekiri dhe ish Kryetari i FEMSH, z. Nagib Fejzi. Në kuadër të këtij procesi zgjedhor, Kuvendi zgjodhi Kryetarin e ri të Këshillit drejtues të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, z. Sami Morina, i cili do të udhëheqë institucionin gjatë mandatit të ardhshëm katërvjeçar”, thuhet në njoftim.

Lajmet e fundit

Do të zgjidhet problemi me transportin për studentët e UNT-së

Pas vitesh pritjeje dhe kërkesash për një linjë direkte...

Latifi: Për fëmijët tanë, investojmë në shkollat e Çairit!

Një kërkesë e kahmotshme e banorëve të Çairit pritet...

VLEN: 335 mijë euro për pasaportën e Grubit, familjet shqiptare paguan me ikjen e fëmijëve

VLEN përmes një reagimi thekson se “Kazinomani Artan Grubi...

Mickoski: Rreth 25 milionë euro nga buxheti janë destinuar drejt komunave për projekte kapitale

Kryeministri Hristijan Mickoski, sot duke iu përgjigjur një...

Ademi për rastin Grubi: Hakmarrje politike, procesi po e nxjerr të vërtetën

Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Arbër Ademi, e ka...

Popular Categories