“Safe City” së shpejti edhe në Prilep dhe Manastir, do të ketë mbi 40 zona radari

Sistemi “Qyteti i Sigurt” së shpejti duhet të zgjerohet në zonën e Sektorit të Punëve të Brendshme të Manastirit, dhe projekti do të përfshijë edhe Prilepin.

Këtë e njoftoi Drejtori i Byrosë së Sigurisë Publike, Aleksandar Janev, gjatë një vizite në Departamentin e Punëve të Brendshme në Prilep.

Sipas tij, dokumentacioni i projektit është duke u përgatitur dhe është planifikuar të fillojë zbatimi i sistemit në këtë rajon në muajt e ardhshëm.

Projekti parashikon më shumë se 40 pika në zonën e SPB Manastir, duke përfshirë edhe lokacione në Prilep.

Qëllimi është të mundësohet monitorim më efikas i trafikut dhe reagim më i mirë i shërbimeve kompetente përmes teknologjisë moderne.

Janev theksoi se efektet e “Qytetit të Sigurt” nuk kufizohen vetëm në sigurinë në trafik. Sistemi mund të përdoret edhe për punë policore, parandalim, vërtetim faktesh dhe sigurim provash në procedura, si dhe për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike.

Sipas tij, një tregues i rëndësishëm i situatës në trafik është ulja e numrit të viktimave, por edhe përmirësimi i kulturës së trafikut tek qytetarët.

Lajmet e fundit

Hoxha: Mbi 500 familje në Çair dhe Butel do të kyçen në rrjetin e ri të ngrohjes

Mbi 500 familje nga komunat e Çairit dhe Butelit...

Adnan Azizi: Mos e merrni seriozisht Maksin, për të drejtat e shqiptarëve pyetet VLEN-i

Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, ka reaguar ashpër ndaj...

ASH: Dimitrievski po e përdor çështjen e provimit të jurisprudencës për fushatë politike

Aleanca për Shqiptarët vlerëson se kryetari i ZNAM-it,Maksim Dimitrievski,...

Alarm nga mjekët e Kumanovës: Kanceri i gjirit po zbulohet edhe te gratë nën 40 vjeç

Mjekët e Spitalit të Kumanovës paralajmërojnë se kanceri...

Një pjesë e shërbimeve bankare do të jenë të paqasshme deri të hënën

Sot dhe nesër, më 7 dhe 8 nëntor, priten...

Popular Categories